Ky CEO ju thotë të mos nxitoni të bëheni të pasur që në fillim të të 30-ave   - Business Magazine Albania

Ky CEO ju thotë të mos nxitoni të bëheni të pasur që në fillim të të 30-ave  

Jemi mësuar që në moshë të re se duhet të nisim të fitojmë para në të 20-at, në mënyrë që të mos mbetemi prapa në ndërtimin e themeleve dhe sigurisë financiare. 

Si rezultat, shumë prej nesh përpiqen të ndjekin një rrugë të qëndrueshme karriere sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm për të zbuluar më vonë në jetë se rruga jonë profesionale mund të mos ketë qenë e duhura.

Kjo është arsyeja pse, CEO Eyal N.Danon, trajner prej 25 vitesh, i inkurajon njerëzit midis moshës 18 dhe 36 vjeç që të kalojnë vitet e tyre duke eksploruar pasionet e tyre dhe duke bërë punë interesante edhe nëse mezi arrijnë të paguajnë faturat.

“E quaj këtë fazë të jetës “Faza e eksploruesit” dhe të dish se si ta shpenzosh atë me mençuri mund të rrisë lumturinë dhe potencialin tënd të fitimit në të ardhmen”, thotë ai.

Prisni derisa të jeni 36 vjeç për të vendosur plotësisht se çfarë doni të bëni në jetë!

Është e pamundur të jetosh një jetë pa pendesa, por testimi i sa më shumë fushave të ndryshme që të jetë e mundur kur je i ri mund të ndihmojë në minimizimin e zhgënjimeve. Kjo vlen më shumë se çdo gjë që mund të blihet me para.

Shumë profesionistë ndalojnë dhe fillojnë një karrierë të re. Dhe sa herë që e bëjnë, duhet të fillojnë nga e para, potencialisht me një pagë më të ulët ose të nivelit fillestar.

Por, njerëzit që hulumtojnë me rigorozitet dhe presin deri në moshën 36 vjeç për të vendosur se çfarë duan të bëjnë, do të kenë dekada përpara për të ndërtuar një karrierë të vrullshme. Kjo i lejon ata të avancojnë në nivelin më të lartë dhe të ardhurat e pëlqyeshme në fushën e tyre të ëndrrave.

Natyrisht, ju ende duhet të mbështesni veten financiarisht ndërsa testoni interesa të ndryshme. Por realiteti është se ju nuk keni nevojë të kurseni 1 milion dollarë para se të jeni 30 vjeç. Ideja është të ndërmerrni rreziqe të mëdha në moshë të re, sepse në përgjithësi kjo është dhe koha kur keni më pak për të humbur. Megjithatë, ndërsa rritemi, përgjegjësitë tona rriten.

Lexo edhe: Pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes para se të vendosim profesionin

Ja se si të përfitoni nga Faza e Eksploruesit:

  1. Eksploroni të paktën tre fusha të karrierës

Për shembull, nëse një nga ëndrrat tuaja është të bëheni muzikant, kaloni procesin e prodhimit të këngëve tuaja, marketingut të tyre dhe zhytjes në këtë fushë.

Nëse nuk ju duket rruga e duhur, kaloni menjëherë në skenarin e ardhshëm të karrierës suaj të ëndrrave.

Përveç zbulimit se cila rrugë është më e mira për ju, do të mësoni mësime të vlefshme për atë që duhet për të realizuar ëndrrat tuaja të karrierës dhe nëse dëshironi vërtetë të bëni përpjekje për ta realizuar atë.

  1. Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët.

Ndonjëherë ndjekja e ëndrrave tuaja kërkon që t’i besoni vetes dhe të harroni atë që njerëzit e tjerë mendojnë për rrugëtimin tuaj.

Mos harroni, vetëm për shkak se jeni duke ndjekur një rrugë jokonvencionale nuk do të thotë se po merrni vendimin e gabuar ose nuk po punoni shumë. Ju lejohet të dilni nga rruga e rrahur. Njerëzit më të suksesshëm marrin rreziqe dhe sa më shpejt ta bëjnë atë, aq më shpejt do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Lexo edhe: 5 sipërmarrës shumë të suksesshëm, karriera e të cilëve u zhvillua në të 30-at e tyre

  1. Gjeni një mentor.

Mentorët, jo vetëm që ofrojnë këshillat dhe lidhjet që ju nevojiten për të arritur dhe eksploruar mundësitë, ata gjithashtu mund të ofrojnë një pasqyrë se si duken fazat e mëvonshme të një rruge të mundshme karriere.

Mos u përqendroni të gjeni një mentor të profilit të lartë. Mentorët më të mirë marrin pjesë aktive në udhëtimin tuaj duke ofruar inkurajim dhe duke rekomanduar burime të shkëlqyera që ju frymëzojnë dhe ju informojnë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0