“Subkoshienca juaj punon vazhdimisht, ndërsa jeni zgjuar dhe ndërsa flini.” – Napoleon Hill
Subkoshienca juaj nuk pushon kurrë dhe është gjithmonë në detyrë, sepse kontrollon rrahjet e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe tretjen. Kontrollon të gjitha proceset dhe funksionet jetësore të trupit tuaj dhe përgjigjet për të gjitha problemet tuaja. Ajo që ndodh në nivelin tuaj të subkoshiencës ndikon në atë që ndodh në nivelin tuaj të koshiencësh. Me fjalë të tjera, ajo që ndodh brenda, madje edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, përfundimisht bëhet realiteti juaj. Siç thotë Hill më tej, “Subkoshienca do të përkthehet në ekuivalentin e saj fizik, me metodën më të drejtpërdrejtë dhe praktike të disponueshme.”
Rrjedhimisht, qëllimi juaj është të drejtoni subkoshiencën tuaj për të krijuar rezultatet që kërkoni. Për më tepër, ju dëshironi të prekni subkoshiencën tuaj për të zhbllokuar lidhjet dhe zgjidhjet për problemet dhe projektet tuaja.
Këtu është një rutinë e thjeshtë për të filluar:
Dhjetë minuta para se të flini:
“Asnjëherë mos shkoni për të fjetur pa një kërkesë për subkoshiencën tuaj.” – Thomas Edison
Është praktikë e zakonshme për shumë nga njerëzit më të suksesshëm në botë që të drejtojnë qëllimisht funksionimin e subkoshiencës ndërsa janë duke fjetur.
Si?
Merrni disa momente para se të shkoni në shtrat për të medituar dhe shkruani gjërat që po përpiqeni të arrini. Bëjini vetes shumë pyetje në lidhje me atë gjë. Me fjalët e Edisonit, bëni disa “kërkesa”. Shkruajini ato pyetje dhe mendime në letër. Sa më specifike të jenë pyetjet, aq më të qarta do të jenë përgjigjet tuaja.
Lexoni: 10 thënie frymëzuese për të nisur javën
Ndërsa jeni duke fjetur, subkoshienca juaj do të fillojë të punojë me ato gjëra.
Dhjetë minuta pas zgjimit:
Hulumtimet konfirmojnë se truri, veçanërisht korteksi paraballor, është më aktiv dhe më kreativ menjëherë pas gjumit. Subkoshienca juaj ka qenë e zhytur në mendime gjatë kohës që flini, duke krijuar lidhje kontekstuale dhe kohore. Kreativiteti, në fund të fundit, është krijimi i lidhjeve midis pjesëve të ndryshme të trurit.
Në një intervistë të fundit me Tim Ferriss, Josh Waitzkin, ish-mjeshtër i shahut dhe kampion bote në tai chi, shpjegon rutinën e tij të mëngjesit për të shfrytëzuar zbulimet dhe lidhjet e subkoshiencës të përjetuara gjatë gjumit.
Ndryshe nga 80% e njerëzve të moshës 18-44 vjeç që kontrollojnë telefonat inteligjentë brenda 15 minutave pas zgjimit, Waitzkin shkon në një vend të qetë, bën pak meditim dhe merr ditarin e tij. Në ditarin e tij, ai mendon për disa minuta. Kështu, në vend që të përqëndrohet në të dhëna si shumica e njerëzve që kontrollojnë njoftimet e tyre, fokusi i Waitzkin është te outputi. Kjo është mënyra se si ai futet në sferat e tij më të larta të qartësisë, të mësuarit dhe krijimtarisë, atë që ai e quan, “inteligjencë e kristalizuar”.
Merrni parasysh “kërkesat” që i keni bërë subkoshiencës suaj pak para se të shkoni në shtrat. Ju i keni bërë vetes shumë pyetje. Keni menduar dhe shkruar gjërat që po përpiqeni të arrini.
Tani, gjëja e parë në mëngjes, kur truri juaj krijues është më i përshtatur, pas stërvitjes së subkoshiencës ndërsa flini, filloni të shkruani gjithçka që ju vjen në mendje për ato gjëra.
Për të qenë të sigurtë, do t’ju duhet ta praktikoni këtë aftësi. Mund të duhen disa përpjekje përpara se të bëheni të aftë. Por me qëndrueshmëri, ju mund të bëheni të rrjedhshëm dhe automatik në arritjen e shpërthimeve krijuese dhe intuitive.
Si përfundim
“Një njeri nuk mund të zgjedhë drejtpërdrejt rrethanat e tij, por ai mund të zgjedhë mendimet e tij, dhe kështu indirekt, por me siguri, t’i formësojë rrethanat e tij.” – James Allen
Krijimi mendor gjithmonë i paraprin krijimit fizik. Përpara se një ndërtesë të ndërtohet fizikisht, ekziston një plan.
Mendimet tuaja janë plani i jetës që po ndërtoni një ditë në një kohë. Kur mësoni të kanalizoni të menduarit tuaj, si me vetëdije ashtu edhe në nënvetëdije, ju krijoni kushtet që e bëjnë të pashmangshme arritjen e qëllimeve tuaja.
Ju jeni projektuesi i fatit tuaj. Kjo rutinë e thjeshtë do t’ju ndihmojë të kristalizoni se ku dëshironi të shkoni dhe si do të arrini atje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.