10 thënie frymëzuese për të nisur javën - Business Magazine Albania

10 thënie frymëzuese për të nisur javën

thënie frymëzuese

Reflektimet nga jeta aktive janë ndër pasuritë më të mëdha të shoqërisë, nga të cilat ne mund të mësojmë shpejt, të reflektojmë, duke synuar të marrim vendimet më të drejta dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira në këndvështrimin tonë. Më poshtë janë 10 thënie frymëzuese për të nisur javën.

1-“Suksesi zakonisht u vjen atyre që janë shumë të zënë për ta kërkuar atë.”—Henry David Thoreau.

2.“Pikat nuk mund t’i lidhësh duke parë përpara; e vetmja mënyrë është duke hedhur sytë pas. Në këtë mënyrë beson se në njëfarë mënyre, ato do të bashkohen në të ardhmen. Patjetër duhet të kesh besim në diçka—besimin, fatin, jetën, karmën tënde, çfarëdo qoftë. Kjo përqasje nuk më ka lënë kurrë në baltë, ajo më solli çdo ndryshim në jetë,”—Steve Jobs

3.“Nëse nuk je i gatshëm të rrezikosh të tashmen, do të të duhet të mësohesh me të zakonshmen.”—Jim Rohn.

Lexo: “Transforming Your Life”, disa mesazhe nga Anila Bashllari

4.“Kurdoherë që shikon një person të suksesshëm, shikon vetëm lavdinë publike, asnjëherë sakrificat private për të arritur atë.”—Vaibhav Shah

5.“Angazhohu me një ide. Bëje atë ide qendrën e jetës tënde—mendo për të, ëndërro për të, jeto me të. Lëre trurin, muskujt, nervat, çdo pjesë të trurit tënd, të jetë plot me atë ide, dhe çdo ide tjetër braktise. Kjo është rruga drejt suksesit.”—Swami Vivekananda.

6.“Nëse je i gatshëm të bësh më shumë se për sa paguhesh, do të vijë një ditë kur do të paguhesh më shumë se për çfarë do të bësh.”—Anonime

7.“Suksesi është të shkosh nga një dështim në një dështim tjetër pa humbje tё entuziazmit.”—Winston Churchill.

8.“Më mirë se sa të bëhesh njeri i suksesit, përpiqu të bëhesh njeri i vlerës.”—Albert Einstein

9.“Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; ato të voglat diskutojnë për njerëzit.”—Eleanor Roosvelt

10.“Distanca ndërmjet çmendurisë dhe gjeniut matet vetëm nga suksesi.”—Bruce Feirstein

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0