YouTube po bllokon aksesin në të gjithë botën në kanalet e lidhura me mediat e financuara nga shteti rus.
Platforma e përmbajtjeve video më e përdorur në botë, tha se pushtimi rus i Ukrainës tani bie nën politikën e saj të ngjarjeve të dhunshme dhe përmbajtjet që shkelin politikat e platformës do të hiqen.
Zëdhënësi i YouTube, Farshad Shadloo tha se, bllokimi i mediave ruse ishte në përputhje me këtë politikë.
Media shtetërore ruse i ka quajtur censurë të pajustifikuar kufizimet e vendosura nga shpërndarësit, të cilat përfshijnë dyqanet e aplikacioneve dhe shërbime të tjera të mediave sociale.
“Bllokimi nga YouTube nuk është gjë tjetër veçse një sulm mizor ndaj një prej parimeve themelore të një shoqërie demokratike që është liria e shtypit”, tha Sputnik në një deklaratë të premten.
Lexo edhe: Rusia hap hetim penal ndaj Metës për thirrjet për vdekje ndaj pushtuesve rus në Facebook
YouTube nuk pranoi të specifikonte se cilat dhe sa kanale ishin bllokuar globalisht, ose nëse ato do të riktheheshin ndonjëherë.
Punonjësit e Google kishin kërkuar nga YouTube që të merrte masa ndëshkuese kundër kanaleve ruse, duke i akuzuar ato për përhapjen e lajmeve të rreme rreth lidershipit ukrainas dhe vdekjeve të civilëve gjatë luftës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.