Google do të lançojë një filtër kundër komenteve abuzive online në ndihmë të gazetarëve - Business Magazine Albania

Google do të lançojë një filtër kundër komenteve abuzive online në ndihmë të gazetarëve

Google do të lançojë një kod programimi për një mjet kundër ngacmimeve online që do të quhet “Harassment Manager” (Menaxheri i ngacmimeve). Ky mjet, i krijuar për gazetarët dhe figura të tjera publike do t‘u mundësojë përdoruesve të seleksionojnë komentet abuzive në platformat online duke nisur me Twitter.

Ky mjet do të debutojë si një burim kodi për programuesit që të mund t’a ndërtojnë dhe më pas do të lançohet si një aplikacion funksional për fondacionin Thomson Reuters për gazetarët në qershor.

Harassment Manager mund të funksionojë momentalisht me API-në e Twitter duke kombinuar opsione të moderuara si fshehja e tweet-eve si dhe bllokimi i llogarive me një sistem filtrimi dhe raportimi. Opsioni “Perspective” kontrollon nivelin e “toksicitetit”bazuar në elementë të tillë si kërcënimet, ofendimet dhe sharjet. Ajo i seleksionoin mesazhet të radhitura në “dashboard” ku përdoruesit mund t’i adresojnë ato në grupime se sa individualisht nëpërmjet mjeteve të Twitter.

Lexo edhe: Google do të përdorë hapësirat e zyrave në Poloni në ndihmë të refugjatëve ukrainas

Megjithatë nuk ekziston një aplikacion më vete të cilin përdoruesit mund t’a shkarkojnë. Në vend të kësaj programuesit mund të inkorporojnë funksionalitetin e këtij mjeti dhe shërbimet e tij për të nërtuar aplikaxione të cilat më pas do të lançohen për partnerë si Fondacioni Thomson Reuters.

theverge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0