Google do të përdorë hapësirat e zyrave në Poloni në ndihmë të refugjatëve ukrainas - Business Magazine Albania

Google do të përdorë hapësirat e zyrave në Poloni në ndihmë të refugjatëve ukrainas

Google ka bërë të ditur se zyrat dhe burime të tjera të saj në Poloni do t’i vërë në shërbim të refugjatëve ukrainas.

Kompania do të përdorë kampusin e startup-eve në Varshavë si hapësirë për organizatat jo-qeveritare për t’ju mundësuar refugjatëve shërbime ligjore dhe psikologjike, tha Google. Google premtoi javën e kaluar 25 milionë dollarë ndihmë, duke përfshirë 10 milionë dollarë për organizatat lokale, të cilat ndihmojë refugjatët ukrainas në Poloni. Gjithashtu, kompania premtoi dhe sigurinë nga sulmet kibernetike.

“Teksa nevojat e të prekurve nga lufta ndryshojnë, ne po shohim mënyra të reja se si mund të ndihmojmë,” thuhet në një deklaratë për shtyp.

Lexo edhe: Kompanitë më të mëdha franceze ndalojnë “përkohësisht” marrëdhëniet me Rusinë

Që kur ka nisur lufta, disa kompani gjigante botërore kanë ofruar ndihmën e tyre për refugjatët ukrainas. Për shembull, Airbnb premtoi javën e kaluar se do të akomodonte 100 mijë refugjatë ukrianas dhe Uber ka ofruar transport falas për refugatët përgjatë kufirit Ukrainë-Poloni.

Google, e cila hapi zyrën e saj të parë në Poloni 15 vite më parë, ka zyra në dy qytete polake: Varshavë dhe Uroklau. Gjtihashtu, kompania tha se planifikon të zgjerohet më tej në Varshavë, duke investuar 700 milionë dollarë në zhvillimin e kompleksit të zyrave të reja.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0