Apple sapo përfundoi eventin e parë të lançimit të produkteve për këtë vit. Eventi u fokusua në një iPhone të ri të me çmim të përballueshëm, një përditësim të iPad Air dhe çipin e tij më të fundit, një Mac më të fuqishëm, i cili do të bëjë debutimin e tij në kompjuterin e ri Mac Studio. Këtu janë disa pika kryesore nga eventi:
- Një iPhone i ri me çmim të përballueshëm
- Ngjyra të reja për iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro
- Një iPad Air i ri
- Kompjuteri Mac Studio me çipin e ri M1 Ultra të Apple.
- Monitori i ri Studio Display 27 inç
Apple njoftoi dhe për një Mac Pro të ri, por tha se do të zbulojë më shumë detaje për këtë në eventin e ardhshëm.
Më poshtë mund të ndiqni prezantimin e Apple në YouTube:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.