Vitet e kaluara, Google ka blerë disa startupe, që kishin në fokus harduerët e audiove, sipas raportit të “Protocol“.
Fakti që Google ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për startup-et dhe blerjen e patentave të kompanive që prodhojnë pajisje audio, audio 3D, ndalim zhurme dhe teknologji Bluetooth, lë të kuptohet se po planifikon të zgjerojë linjën e saj të produkteve audio.
Google nuk është kompani e panjohur në botën e produkteve audio. Ka shitur modele të shumta dhe gjenerata të kufjeve me valë. Por, nuk ka të njëjtën gamë ofertash si konkurrentët Apple ose Bose. Ndaj, blerjet mund ta vendosin Google në një pozicion më të mirë për të krijuar produkte, si kufje në vesh ose kufje me më shumë funksione.
Google duket se po kërkon çipa audio të personalizuar
Disa nga punësimet dhe listat e vendeve të punës për të cilat flet raporti nënkuptojnë se Google mund të ndërtojë gjithashtu cipa të personalizuar për pajisjet audio. Kufjet e Apple përdorin një çip të personalizuar dhe Google ka histori në krijimin e pajisjeve të specializuara, duke projektuar çipat e veta për gjëra të tilla si siguria dhe përpunimi i fotografive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.