YouTube do të bllokojë në të gjithë Europën kanalet e lidhura me mediat ruse, Russia Today dhe Sputnik.
Këtë e ka bërë të ditur Google me anë të një postimi në Twitter duke thënë se po monitorohet situata për të ndërmarrë veprime të shpejta për pamjet e luftës në Ukrainë.
“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”, shkruan Google.
Lexo edhe: Terminalet e internetit Starlink mbërrijnë në Ukrainë mes pushtimit rus
Veprimet e Youtube pasojnë atë të Facebook-ut, e cila të hënën tha se do të kufizojë aksesin në rrjetin televiziv RT dhe agjencinë e lajmeve Sputnik në platformat e saj në të gjithë Bashkimin Evropian.
Due to the ongoing war in Ukraine, we’re blocking YouTube channels connected to RT and Sputnik across Europe, effective immediately. It’ll take time for our systems to fully ramp up. Our teams continue to monitor the situation around the clock to take swift action.
— Google Europe (@googleeurope) March 1, 2022
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.