Nasa eksploron se si të mbajë stacionin ndërkombëtar hapësinor në orbitë pa ndihmën e Rusisë - Business Magazine Albania

Nasa eksploron se si të mbajë stacionin ndërkombëtar hapësinor në orbitë pa ndihmën e Rusisë

stacionin ndërkombëtar hapësinor

NASA po eksploron mënyra për ta mbajtur stacionin ndërkombëtar hapësinor në orbitë pa ndihmën e Rusisë, por nuk sheh ndonjë shenjë të menjëhershme që Moska të tërhiqet nga bashkëpunimi pas pushtimit të Ukrainës.

Ana amerikane e stacionit ndërkombëtar hapësinor (ISS) furnizon energjinë dhe mbështetjen e jetës, Rusia është përgjegjëse për shtytjen dhe mbajtjen e stacionit në këmbë: ajo e bën këtë duke përdorur anijen kozmike “Progress”, të ankoruar për t’i dhënë periodikisht stacionit, një shtytje për të ruajtur lartësinë e tij prej rreth 400 km.

Megjithatë, javën e kaluar, shefi hapësinor Roscosmos i Rusisë, Dmitry Rogozin ngriti mundësinë e tërheqjes nga partneriteti në përgjigje të sanksioneve të SHBA.

Kathy Lueders, e cila drejton programin e agjencisë për fluturimet hapësinore njerëzore, tha se kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe e mbrojtjes Northrop Grumman kishte ofruar një aftësi rindërtimi.

Lexoni: Rusia i “kthen reston” Europës. Bllokon hapësirën ajrore, avionët duhet t’i bien “rreth e qark”

“Dhe, ju e dini, njerëzit tanë të SpaceX po shikojnë nëse kemi aftësi shtesë”, tha ajo.

Lueders shtoi se operacionet në stacionin hapësinor po vazhdonin dhe “ne nuk po marrim asnjë tregues në nivel pune që homologët tanë nuk janë të përkushtuar”.

“Thënë kjo, ne gjithmonë kërkojmë se si të kemi më shumë fleksibilitet operacional dhe ofruesit tanë të ngarkesave po shikojnë se si të shtojmë aftësi të ndryshme,” tha ajo.

Anija e fundit e ngarkesave Northrop Grumman Cygnus, që mbërriti në ISS më 21 Sshkurt ishte e para që mburrej me aftësinë për të “rindërtuar” postin pa ndihmën ruse.

Të premten, shefi i SpaceX Elon Musk postoi logon e kompanisë së tij në Twitter si përgjigje ndaj pyetjes retorike të Rogozin se kush do ta shpëtonte ISS nga një de-orbitë e pakontrolluar.

Por, Lueders theksoi se plane të tilla ishin vetëm një masë emergjente. “Do të ishte shumë e vështirë për ne që të operonim vetë – ISS është një partneritet ndërkombëtar që u krijua … me varësi të përbashkëta,” tha ajo.

“Si ekip, ne po shikojmë se ku mund të kemi fleksibilitet operacional, por … do të ishte një ditë e trishtuar për operacionet ndërkombëtare nëse nuk mund të vazhdojmë të operojmë në mënyrë paqësore në hapësirë,” tha ajo.

Një simbol i detentimit të pasluftës së ftohtë, ISS është përdorur vazhdimisht për më shumë se 21 vjet dhe ka tejkaluar stuhitë gjeopolitike të kaluara, veçanërisht pushtimi rus i Krimesë në 2014. Por disa vëzhgues besojnë se pushtimi i Ukrainës mund të përshpejtojë shkatërrimin e bashkëpunimit hapësinor SHBA-Rusisë.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0