Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të krijojë sa më shpejt Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK, për të lehtësuar biznesin dhe qytetarët nga pasojat e rënda ekonomike të krizave të përsëritura të naftës.
“ERRK duhet të ndërtohet dhe funksionojë sipas shembullit të vendeve të tjera të rajonit, që sot e kanë çmimin deri 30-40% më të ulët dhe cilësinë mjaft më të mirë sesa Shqipëria. ERRK shërben edhe si garantues i suksesit të politikave fiskale mbrojtëse. Politikat ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “kapje të shtetit”, thuhet në njoftim.
Pasojat e keqndërtimit të tregut të kartel të karburanteve janë shkatërruese në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytëtarët. Rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë, i filluar nga muaji Shtator 2021 dhe në vazhdim, është shkaku kyesor i tejkalimit të inflacionit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë në mbi 3.8%, çmimeve të shportës bazë, rritjes së kostove të bizneseve me rrezik deri në falimentim dhe goditje të fuqisë konkuruese të ekonomisë kombëtare.
Gjatë muajit shkurt 2022 çmimi i naftës në tregun shqiptar arriti në nivelet më të larta historike dhe me kahje në rritje të mëtejshme, nëse nuk merren politikat mbrojtëse.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.