Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj për cilësinë e ulët të përgatitjes, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave koncesionare, në dëm të qartë të interesit publik dhe favorizim të njëanshëm të privatit.
Sipas njoftimit për shtyp të Konfindistrusë, “Shembull i qartë i cilësisë së ulët të planit të biznesit, si bazë e lidhjes së kontratave në përfitim të kompanisë private dhe dëmtim të interesit publik, është koncesioni i Rrugës së Kombit.
Mbështetur në të dhënat zyrtare në katër vitet e para të operimit koncesionari privat siguroi rreth 58 milionë euro të ardhura nga taksat e rrugës. Shifra e mësipërme tejkalon ndjeshëm të ardhurat e parashikuara në kontratën koncesionare. Vetëm në vitin e parë të operimit të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 40% nga parashikimi fillestar. Edhe gjatë vitit 2020, të mbylljes së thellë ekonomisë, të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 12% të parashikimit në kontratën e lidhur”.
Konfindustria vlerëson, se shmangie të mëdha financiare të kostove reale dhe shtesa të paparishikuara janë të pranishme edhe në kontratat e tjera koncesionare dhe PPP/Partneritetit Privat Publik në sektorë të infrastrukturës, shëndetësisë, shërbimeve, etj.
Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë thotë se, pasojat e cilësisë së dobët të kontratave koncesionare janë të rënda për buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare në afatgjataë. Borxhi publik zyrtarisht ka tejkaluar nivelin e rrezikshëm të 80% të PBB dhe faktikisht, bashkë me detyrimet koncesionare dhe detyrime të tjera është afër 100% të PBB më të lartët në rajon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto