Elon Musk thotë se këtë vit është më e rëndësishme që Tesla të krijojë një robot sesa modele të reja makinash - Business Magazine Albania

Elon Musk thotë se këtë vit është më e rëndësishme që Tesla të krijojë një robot sesa modele të reja makinash

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka zbuluar se një robot humanoid është “produkti më i rëndësishëm” që Tesla po zhvillon këtë vit, duke i dhënëatij përparësi, para Cybertruck të shumëpërfolur dhe automjeteve të tjera, duke përfshirë Semi dhe Roadster.

Musk për herë të parë foli për “Tesla Bot” në gusht duke përdorur një njeri me kostum roboti dhe duke paralajmëruar se “ndoshta nuk do të funksionojë”, por shtoi se shpresonte që të zhvillonte një prototip vitin e ardhshëm.

“Mendoj se me kalimkin e kohës ka potencial të jetë më domethënës se biznesi i automjeteve”, tha Musk për robotin, i cili ka marrë emrin Optimus.

Shefi i Tesla shtoi se kompania nuk ka plane të prezantojë Cybertruck këtë vit dhe se aktualisht nuk është duke punuar me një automjet 25,000 dollarësh. Mungesa e vazhdueshme e çipave pengon lançimin e modeleve të reja.

Ndërsa roboti Tesla mund të jetë vite larg dhe mund të mos realizohet kurrë, Musk tha se ai ka potencialin për të revolucionarizuar ekonominë nëse do të mund të kryejë detyra që tani mund të kryhen vetëm nga njerëzit.

Lexo edhe: Mirë se vini në 2030: Unë nuk zotëroj asgjë, nuk kam privatësi dhe jeta nuk ka qenë kurrë më e mirë

Përparimet në robotikë kanë lejuar kompanitë të zëvendësojnë punëtorët me makineritë, por kufizimet e teknologjisë aktuale janë të tilla që shumë detyra ende duhet të kryhen nga njerëzit.

“[Optimus] synohet të jetë miqësor, natyrisht, dhe të lundrojë nëpër një botë njerëzish dhe të eliminojë detyrat e rrezikshme, të përsëritura dhe të mërzitshme”, tha Musk në gusht.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0