Përdorimi i platformës tatimore për procesin e fiskalizimit nuk është një problem i ë vazhdueshëm që po hasin bizneset. Aplikacioni i Tatimeve Salf Care që përdoret nga subjektet për fiskalizmin, funksionon me ritme të ngadalta. Kjo po krijon probleme në lëshimin e faturave elektronike.
Prof. Sherif Bundo, nga Shoqata e Kontabilistëve ka thënë për mediat se, “Ka probleme që kanë të bëjnë me shpejtësinë e ekzekutimit të komandave të të dhënave, ka të bëjë me pasaktësi apo mungesë reflektimi të disa transaksioneve që kanë të bëjnë eksportet e importet. Një platformë që nuk i përgjigjet siç duhet profesionistëve të fushës. Ka probleme që lidhen me vetëfurnizimin. Probleme që kanë të bëjnë me faturimin, edhe me procesin e likuidimit të faturave të lëshuara”.
Ndërsa eksperti kontabël, Avni Tobli tha se, “Procesi ka çaluar në ka pasur vonesa edhe në marrjen e certifikatës AKSHI-t, vonesa në kthimin e përgjigjeve pasi subjektet nuk merrnin dot kodet”.
Duke i njohur edhe këto probleme, qeveria vendosi të shtyjë deri më 30 qershor afatin për mosvendosjen e penaliteteve për bizneset e vogla.
Lexo: Tatimet njoftojnë formatin e ri të faturës së thjeshtuar
Eksperët kanë kërkuar që koha e faljes së gjobave në rast gabimesh të jetë e aplikuar për të gjitha llojet e sipërmarrjeve, përfshirë ato të mëdha.
Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Tatimet janë fiskalizuar rreth 60 700 biznese, nga 120 mijë që janë parashikuar në total.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.