Tatimet njoftojnë formatin e ri të faturës së thjeshtuar - Business Magazine Albania

Tatimet njoftojnë formatin e ri të faturës së thjeshtuar

faturës së thjeshtuar

Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, për tatimpaguesit, të cilët sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, konkretisht janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës me para në dorë:

  • Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.
  • Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.
  • Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.

Lexoni: 30% e grave sipërmarrëse pushuan njerëz nga puna gjatë pandemisë, sipas anketës së Dhomës Ekonomike të Gruas

Përpara lëshimit të faturës së thjeshtuar me para në dorë, tatimpaguesi fillimisht duhet të ketë regjistruar më parë listën e artikujve sipas pikës 1 më lart.

Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit, https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

Në materialin bashkëngjitur këtij njoftimi, do të gjeni të gjitha hapat të shoqëruara edhe me foto ilustruese për mënyrën e lëshimit të Faturës së Thjeshtuar: Manual Fature e thjeshtuar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0