5 ndryshimet thelbësore që do të ndodhin në vendin e punës për vitin 2022 - Business Magazine Albania

5 ndryshimet thelbësore që do të ndodhin në vendin e punës për vitin 2022

Edhe një vit tjetër iku dhe në ato 365 ditë kanë ndodhur shumë ndryshime. Sidomos në botën e punës. Ndërsa në vitin 2020, puna në distancë ishte fjala kyçe, ky vit është dukur pak më ndryshe. Puna fleksibile, mirëqenia në vendin e punës dhe diversiteti dhe përfshirja kanë qenë pika të forta bisedimi gjatë 12 muajve të fundit.

Por çfarë ndodh me të ardhmen? Ndërsa vitit 2021 i erdhi fundi, mendjet tona kthehen natyrshëm tek ajo që na pret tek e ardhmja. Çfarë sfidash do të duhet të kapërcejmë këtë vit? Çfarë suksesi do të gëzojmë? Cilat tendenca do të tërheqin vëmendjen tonë kolektive? Çfarë do të mbetet pas?

Ja cilat janë trendet në zhvillim të vendit të punës për vitin 2022

Vdekja e punës 9 me 5

Nuk ka dyshim se WFH-ja gjatë pandemisë hapi sytë e shumë njerëzve për një mënyrë të re pune. Por ky potencial nuk mund të realizohej plotësisht në mes të bllokimeve, ku jeta ishte larg normales.

Ndërsa kufizimet filluan të lehtësohen, shumë biznese, përfshirë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google, Hubspot dhe Salesforce, miratuan politika hibride të punës, duke i ofruar stafit më shumë fleksibilitet mbi vendin ku ata punonin. Në fillim të vitit 2021, një në pesë punëtorë britanikë donte të ishte në gjendje të punonte nga shtëpia disa ose të gjithë kohën pas pandemisë.

Por ky trend është vendosur të shkojë një hap më tej në 2022 duke prishur punën tradicionale 9 me 5.

Ekipet pa menaxher

Ky është një parashikim i diskutueshëm, kjo është arsyeja dhe pse ne e duam kaq shumë! Vitet e fundit, shumë organizata janë zhvendosur nga strukturat hierarkike, me shumë shtresa menaxheriale, në struktura të sheshta me më pak nivele të menaxhimit.

Përparësitë e strukturave të sheshta organizative janë se punonjësit fuqizohen me një nivel më të thellë përgjegjësie dhe llogaridhënieje, ndërsa organizata në tërësi përfiton nga komunikimi dhe vendimmarrja më e shpejtë.

2022 do të jetë viti që ky nocion të marrë pak më shumë jetë. Tani, më shumë se kurrë, një pjesë e madhe e fuqisë punëtore duan të jenë specialistë në fushën e tyre, gjë që pak a shumë e mohon nevojën për një menaxher të drejtpërdrejtë në kuptimin tradicional.

Lexo edhe: Punë ka, por nuk ka profesionistë

Më shumë fokus në përvojën e punonjësve

Dorëheqja e Madhe e vitit 2021 ka qenë padyshim një thikë me dy tehe. Dhe disa mund të argumentojnë se ne ende nuk e kemi ndjerë forcën e plotë të saj.

Ka dy arsye të mëdha pse shumë punonjës po zgjedhin në mënyrë aktive të gjejnë një punëdhënës të ri tani:

  1. Djegia post-pandemike
  2. Ka shumë vende të lira pune

Kjo stuhi e rrethanave po sheh njerëz që marrin kontrollin e karrierës së tyre, duke hequr dorë nga punët e tyre aktuale për të gjetur role që funksionojnë për ta. Ndërsa kjo është e frikshme për disa, është gjithashtu emocionuese dhe hap një botë mundësish për të gjithë. Në vitin 2022, më shumë organizata do t’i japin përparësi përvojës së punonjësve.

Ngritja e një vendi emocional pune

Në vitin 2022, organizatat do t’i japin përparësi strategjive të shëndetit të tyre mendor në punë.

Punonjësit do të inkurajohen të marrin pagesën e plotë të pushimit vjetor dhe të mos punojnë plotësisht gjatë asaj periudhe, përfitimet do të përfshijnë më shumë mbështetje për shëndetin mendor në formën e burimeve, shërbimeve të këshillimit dhe terapisë dhe marrja e lejeve në lidhje me shëndetitn mendor do të bëhet normë.

Zhvillimi

Evolucionet në teknologji si VR, automatizimi, AR dhe mësimi i makinerive gjithashtu do të tronditin rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, por për këtë vit menduam se ishte më e përshtatshme të fokusoheshim në aspektin njerëzor të së ardhmes së punës. Në fund të fundit, në vitin 2021 shumë organizata ndjenë pasojat e asaj që mund të ndodhë kur bizneset e tyre nuk punojnë për njerëzit e tyre.

Huler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0