Prodhuesi suedez i baterive Northvolt njoftoi të mërkurën se ka prodhuar baterinë e parë litium-jon në fabrikën e tij në Skelleftea, duke përmbushur afatin e tij për të filluar prodhimin në fabrikë përpara fundit të 2021.
Northvolt, i cili konkurron me divizionin e prodhimit të baterive të Tesla-s u vlerësua në 12 miliardë dollarë nga investitorët në qershor, tha se është bateria e parë e këtij lloji që është projektuar, zhvilluar dhe montuar plotësisht në një të ashtuquajtur gigafabrikë nga një kompani e prodhimit të baterive evropiane.
Një fabrikë giga mund të klasifikohet si një fabrikë baterish në shkallë të gjerë ku prodhimi vjetor matet në gigavat-orë (GWh). Objekti, Northvolt në Skelleftea, pritet të ketë një prodhim vjetor prej 60 GWh.
Qeliza e baterisë doli nga linja e prodhimit në gjigafabrika të martën, tha Northvolt.
“Sigurisht, kjo qelizë e parë është vetëm fillimi,” tha në një deklaratë Peter Carlsson, bashkëthemelues dhe CEO i Northvolt.
Lexo edhe: Europa me rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë, por pritet të jetë më i lirë
“Gjatë viteve të ardhshme, ne presim që Northvolt Ett të zgjerojë shumë kapacitetin e saj të prodhimit për të mundësuar tranzicionin evropian drejt energjisë së pastër.”
Shumica e baterive të makinave elektrike në botë prodhohen aktualisht në SHBA dhe Azi, por Northvolt shpreson ta ndryshojë këtë.
Pavarësisht se ka më pak se 6 vite në treg, Northvolt ka nënshkruar kontrata me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë me klientët, përfshirë prodhuesit e makinave BMW, Volkswagen, Volvo dhe Polestar.
Northvolt tha se dërgesat komerciale do të fillojnë në vitin 2022, duke shtuar se kapaciteti i prodhimit do të rritet në 60 gigavat-orë në vitet e ardhshme, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar bateritë për rreth 1 milion automjete elektrike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.