FED invest, me 6 vite në treg, ka mundësuar një rrugëtim të gjatë dhe të shpehtë të saj me një numër në rritje klientësht. Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, rruga e përshkuar për të arritur këtë stad zhvillimi nuk ishte e lehtë.
E nisur nën një emër tjetër që nga viti ‘92, kur mposhtën skepticizmin dhe mentalitetin e zonave rurale për kredimarrjen; disbursimi i kredive të para, ndonëse informale; përballimi me guxim i sprovës së fortë të vitit ‘97; formalizimi në dinamikë i strukturës së qeverisjes, përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor e rregullativ; për të kulmuar më 4 dhjetor 2015 me marrjen e një vendimi tjetër historik, themelimin e FED invest.
Gjithccka lindi nga bashkimi me përthithje i 69 SHKK-ve me ish SHKK Belsh. Zgjedhja e emrit nuk ishte rastësore: Binomi FEDERATË + Investim që tregonte qëllimin e bashkimit në një federatë për investim, ose shkurt FED invest. Institucioni i ri mori bekimin (licencën) si SHKK Kombëtare në 2 mars 2016 nga Banka e Shqipërisë dhe më vonë edhe nga ASD.
Hapi i parë ishte kryerja e një transformimi rrënjësor institucional dhe organizativ, duke vijuar me implementimin e sistemit të ri të teknologjisë, FlexCube dhe përmirësimin rrënjësor të infrastruktures fizike dhe digjitale; prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare dhe jo-financiare; hapjen e qendrës ABA; lancimin e kanaleve të reja digjitale të shpërndarjes dhe komunikimit, etj. Sot numri i anëtarëve i ka kaluar 80 mijë, portofoli i kredisë dhe i depozitave po afrohet tek 4.8 miliardë Lekë, shërbimet e llogarisë rrjedhëse e pagesave utilitare dhe FED online janë shtrirë në të gjithë rrjetin, numri i degëve dhe i stafit është rritur dhe bashke me to edhe qëndrueshmëria financiare e Institucionit.
Një udhëtim mbresëlënës dhe frymëzues, i vlerësuar si histori suksesi nga Qeveria Shqiptare dhe organizata ndërkombëtare financiare. Përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se, “aspiratat shkojnë përtej një institucioni të zakonshëm mikrofinance, pasi FED invest është promotor dhe kampion i përfshirjes financiare dhe i zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri. Ai sheh drejt së ardhmes me objektiva të qarta dhe ambicioze si: rritja në sektorin e SME-ve, krijimi i partnerëve të biznesit dhe financimi i zinxhirit të vlerës, promovimi dhe rritja e aktivitetit të pagesave utilitare, futja e produkteve të reja financiare si kredia 24h, overdrafti, kredia e dedikuar për agroturizimin, pagesat me kodin QR, etj”.
Lexo: Starbucks dhe Hilton tregojnë si të përdorim të dhënat si një armë sekrete
Viti 2022 përkon me 30-vjetorin e fillimit të misionit të kësaj organizate, si një projekt i Bankës Botërore; po edhe 20 vjetorin e themelimit të Unionit SHKK (pararendësi i FED invest), si një arritje dhe risi unike e kohës. Pra, cilësohet se viti 2022 do të jetë një vit jubilar në të gjithë muajt e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto