Lulzim Syla: Elen është një “One stop shop” për çdo klient që dëshiron të investojë në kursim dhe të rrisë efiçiencën në energji - Business Magazine Albania

Lulzim Syla: Elen është një “One stop shop” për çdo klient që dëshiron të investojë në kursim dhe të rrisë efiçiencën në energji

Elen

Elen është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të projektimit, instalimit të sistemeve elektro-energjetike, energjisë së ripërtëritshme, këshillimeve teknike dhe zgjidhje në efiçiencë të energjisë. Elen është biznes familjar dhe operon në treg nga viti 1992. Duke përdorur dhe vlerësuar zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët perëndimorë, Elen po pasuron dhe thjeshtëson format dhe mundësitë e bartjes së energjisë elektrike në mënyrë që ajo të përdoret kudo dhe në çdo kohë në mënyrë sa më efiçiente.

Lulzim Syla është partner menaxhues në kompaninë Elen dhe Elen GmbH në Gjermani, e specializuar në fushën e energjisë. Z. Syla është i angazhuar edhe në shumë projekte të tjera në fushën e energjisë dhe zhvillimit ekonomik. BusinessMag ju sjell këtë intervistë për t’u njohur më shumë me Elen, rrugëtimin e saj, sfidat, zgjerimin në tregun ndërkombëtar si dhe objektivat e saj.

  • Elen është e fokusuar në fushën e energjisë. Cili eshte rrugëtimi i saj? Si e nisët biznesin?

Biznesi ynë ka filluar si biznes familjar në vitin 1992 ndërsa tani jemi ne, gjenerata e dytë që kemi vazhduar aktivitetin me shumë pasion dhe përkushtim profesional për të arritur ku jemi sot.

Rrugëtimi ka qenë i vështirë duke pasur parasysh situatën në të cilat kemi kaluar si vend dhe shoqëri, por ja kemi dalë mirë me unifikim, sinqeritet e profesionalizëm para klientëve.

  • Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha të kompanisë?

Nëse i referohemi Kosovës prej nga edhe vijmë si kompani, kemi kaluar nëpër situata të vështira sepse kemi qenë të okupuar nga pushteti serb e pastaj kaluam edhe luftën, por asnjë nga këto nuk na kanë ndalë së zhvilluari ambicien dhe synimin tonë.

Nëse i referohemi viteteve ’90 ka qenë sfidë e madhe të mendohet e të fillohet një biznes privat në kushtet dhe rrethanat që kanë qenë atëherë, por përkushtimi i madh në familje për të bërë dicka të mirë, na ka ndihmuar të tejkalojmë sfidat vit pas viti.

Sfidat kanë qenë nga gjetja e tregut e deri te gjetja e personelit adekuat, inxhinierëve, teknikëve etj, për të ndërtuar një kompani të mirëfilltë ku klienti gjen zgjidhjen e duhur në fushën e elektro-energjetikës dhe energjisë solare.

Edhe sot sfida kryesore mbetet burimet njerëzore në këtë fushë pasi universiteti dhe shkollat profesionale ende nuk prodhojnë mjaftueshëm kuadro dhe profile në funksion të zhvillimit të industrisë tonë.

  • Ju jeni zgjeruar dhe jeni tashmë në një treg ndërkombëtar? Cilat kanë qenë sfidat në këtë drejtim?

Elen tashmë operon në gjithë tregun e Gadishullit ilirik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Gjithashtu kompania ka zyrat e saj edhe në tregun e Europës, përkatësisht në Gjermani, e cila mbulon tregun e Bashkimit Europian.

Lexo: Me 300 ditë diell në vit dhe kapacitet 1500 MW, Shqipëria mund të përqendrohet tek ENERGJIA SOLARE!

Gjithmonë si kompani jemi karakterizuar si ndërmarrje që sjell risi në treg dhe lider në fushën e zgjerimit në tregje të reja. Ka pasur sfida të mëdha në shtrirje në tregje të reja, por në anën tjetër përvoja 30 vjeçare, sinqeriteti dhe profesionalizmi në realizim të mbi 300 projekteve kapitale në gjithë rajonin ka bërë që besimi tek klientët tanë dhe në përgjithësi në treg të jetë shumë i lartë. Ky fakt na gëzon shumë dhe na jep përgjegjësi shtesë që të rrijmë pranë klientit me risi dhe shërbime mbështetëse.

  • Energjia solare dhe efiçienca janë kryefjala në fushën e energjisë. Ju e ofroni këtë në shërbimet dhe produktet tuaja. A mund të na thoni diçka më shumë? Si e keni realizuar këtë dhe a mund të bëjmë një krahasim me produktet e konkurrentëve që ndodhen në treg?

Na gëzon fakti që kemi qenë pioner në ofrim të shërbimeve në fushën e energjisë solare dhe tani me krenari themi që jemi lider për nga kapaciteti që kemi implementuar në fushën e energjisë solare dhe zgjidhjeve që kemi ofruar në fushën e efiçiencës së energjisë.

Si rezultat i përvojës së gjatë, ne sot ofrojmë një gamë të produkteve shumë kualitative dhe me efiçiencë të lartë në fushën e energjisë solare duke ofruar një zgjidhje strategjike dhe afatgjatë për një klient që investon në fushën e kursimit dhe prodhimit të energjisë.

Ne lirisht mund të themi, kemi produktet me efiçiencë shumë të lartë që na bëjnë të veçantë në treg me 30 vjet jetëgjatësi të paneleve solare dhe me një garanci prej 15 viteve gjë që na bën të veçantë dhe të sigurtë në atë çka ofrojmë.

  • Pse një klient duhet t’ju zgjedhë ju?

Klienti sot na zgjedhe neve, sepse ju ofrojmë një përvojë 30 vjeçare, ekspertizë mbi 300 projekte të realizuara në këtë fushë, ekspertizë në dhjetra MW projekte të realizuara në projektim dhe instalim.

Gjithashtu klienti ynë merr mbështetje edhe pas instalimit, me një fjalë jemi një “One stop shop” për një klient që dëshiron të investojë në kursim dhe të rrisë efiçiencën në energji.

  • Cilat janë objektivat tuaja në të ardhmen?

Kompania jonë synon që të mbetet lider në tregun rajonal në fushën e energjisë solare dhe efiçiencës në energji dhe ka plane për të ardhmen të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në prodhim të produkteve që ndërlidhen me fushën e energjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0