Në Kosovë, nëse fitoni para nga kriptovalutat, duhet të paguani tatim mbi të ardhurat - Business Magazine Albania

Në Kosovë, nëse fitoni para nga kriptovalutat, duhet të paguani tatim mbi të ardhurat

kriptovalutat

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar personat fizikë dhe ata juridikë se të ardhurat që realizohen nga kriptovalutat, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.

Sipas ATK-së, detyrimet tatimore për të ardhurat nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi, i cili ka realizuar të ardhurat.

Lexo edhe: Kosovë/ Zbulohet shifra e lartë e njerëzve që po investojnë në kriptomonedha. Qeveria i kërkon të paguajnë tatim mbi fitimin

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është person fizik, jo afarist apo person fizik afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara.

auto_11639386031.png

Ndërsa, statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është person juridik, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara.

auto_21639386032.png

ATK-ja thotë se nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen./Koha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0