Si të shihni të gjithë abonentët e kanalit tuaj në Youtube në kompjuter dhe celular! - Business Magazine Albania

Si të shihni të gjithë abonentët e kanalit tuaj në Youtube në kompjuter dhe celular!

Youtube

Me mbi 500 orë video të ngarkuara në YouTube çdo minutë, është e vështirë të diferencohesh nga turma. Pra, nëse filloni të tërhiqni disa abonentë, është mirë të ruani gjurmët e tyre. Kjo, jo vetëm që ju lejon të shihni se sa shpejt po rriteni, por mund të shihni specifikisht se kush është abonuar në kanalin tuaj çka ju ndihmon me ide të reja për video.

Ju mund të shihni një listë të plotë të të gjithë abonentëve tuaj në YouTube në faqen e internetit dhe të shihni sa abonentë keni si në web ashtu edhe në aplikacionin celular dhe ja se si mund ta bëni këtë!

Si t’i shihni anontentët e kanalit tuaj në YouTube në faqen e internetit

  1. Hyni në llogarinë tuaj në YouTube në faqen e internetit dhe klikoni në foton e profilit në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj.
  2. Klikoni opsionin YouTube Studio.

3.Nën titullin e Channel Analytics, do të shihni numrin e abonentëve që keni.

  1. Lëvizni poshtë te kutia Recent subscribers dhe klikoni See all. Do të shfaqet një dritare me të gjithë abonentët tuaj sipas datës së abonimit, numrit të abonentëve që ata kanë dhe më shumë.

Kini parasysh se nëse një abonent e ka kthyer profilin në privat, atëherë ata nuk do të shfaqen.

Si të shihni abonentët tuaj në YouTube në aplikacionin mobile?

Lexo: Pas Pandemisë vjen Metaverse. Ky qytet njoftoi se në vitin 2022 do të ketë gati platformën për qytetarët

Lista e plotë e të gjithë abonentëve tuaj është e disponueshme vetëm në faqen e internetit të YouTube, të cilën mund ta hapni në telefonin tuaj në një aplikacion të shfletuesit të internetit.

Megjithatë, në aplikacionin celular të YouTube, ju mund të shihni vetëm sa abonentë keni, jo një listë se kush janë ata. Ja se si ta bëni këtë.

  1. Hapni aplikacionin YouTube dhe klikoni mbi ikonën e profilit në këndin e sipërm djathtas, më pas zgjidhni Your Channel.
  2. Në kanalin tuaj, numri i abonentëve në YouTube do të shfaqet pranë ikonës së përdoruesit dhe poshtë emrit tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0