Studio në Mbretërinë e Bashkuar, eventi virtual nga Integral Educational Programs - Business Magazine Albania

Studio në Mbretërinë e Bashkuar, eventi virtual nga Integral Educational Programs

Integral Educational Programs

Tendenca në rritje në këtë sezon rekrutimi janë për specializimet e IT dhe Biznesit, së bashku me specializimet STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) dhe në vjeshtën e 2021 renditja e specializimeve të zgjedhura nga të rinjtë shqiptarë të regjistruar për të studiuar jashtë vendit është si më poshtë:

  1. Studime Biznesi
  2. Kontabiliteti dhe Financa
  3. Ekonomi
  4. Menaxhimi i Mikpritjes
  5. Art & Design
  6. Shkenca Kompjuterike
  7. Inxhinieri
  8. Politika
  9. Drejtësi

Në universitetet shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar, tarifat ndryshojnë në varësi të rajonit në të cilin ndodhet universiteti. Në këto universitete studentët shqiptarë paguajnë të njëjtat tarifa si të gjithë studentët ndërkombëtarë, pa ndryshime edhe nga ata europianë, duke qenë se Mbreteria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Europian. Në varësi të pozicionit në renditjen ndërkombëtare të universiteteve, tarifat e programeve variojnë ndërmjet 14,000 – 56,000 paund/vit. Kostot më të larta gjenden në programet mjekësore, si shembull është Universiteti i Kembrixhit, programi mjekësor i të cilit shkon deri në £56,000 / vit.

Tarifat e shkollimit të vendosura nga universitetet britanike për vitin e ri akademik 2022-2023 janë midis 9,250 dhe rreth 19,000 paund/vit. Shumë institucione kanë përgatitur bursa për studentët shqiptarë, të cilat do të mbulojnë pjesërisht tarifën e shkollimit, duke u ofruar automatikisht me pranim ose duke aplikuar me një dosje kushtuar bursës, duke përmbushur disa kritere.

Disa shpenzime shtesë që lidhen me studimet në Mbretërinë e Bashkuar, si tarifa për vizë (348 £) dhe sigurimi mjekësor (470 £/vit) duhet të merren në konsideratë.

Të gjitha këto detaje do të mbulohen nga konsulentët e Integral Programe Edukimi gjatë eventit Study in UK Virtual Day, ekspertë në konsulencën arsimore.

Universitetet pjesëmarrëse në event:

  • University of Essex
  • University of Northampton
  • University of Southampton
  • University of West of London
  • University of the West of England Bristol
  • City University
  • University of the Arts London
  • University of Creative Arts
  • University of Grenwich
  • Brunel University
  • University of Westminster

Për më shumë informacion rreth studimeve në UK mund të merrni pjesë në panairin virtual rreth studimeve në Mbretërinë e Bashkuar të organizuar nga Integral Educational Progrmas, regjistrimin mund ta bëni në linkun më poshtë: https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/21ymD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0