Tek thëniet e prindërve ka mesazhe të forta. Vëmendja ndaj tyre dhe vëmendja ndaj zhvillimeve të jetës janë një pasuri e çmuar, jo vetëm për ju, por edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Sheki Useini këtë pasuri e ka shprehur në një libër për ta shpërndarë atë sa më shumë, në kohë e në hapësirë.
Në Shtator, libri “Kthesa e Madhe” mblodhi në mjediset e Hotel Plaza shumë miq të Shekit dhe dashamirës të jetës aktive dhe pozitive.
Një libër i lindur, jo aq si dëshirë sa si një nevojë e brendshme e autorit për të ndihmuar të gjithë ata njerëz që duan ta jetojnë jetën e tyre në maksimum dhe të marrin më të mirën e mundshme nga çfarë jeta ofron.
Ashtu siç thotë edhe vetë libri “Kthesa e madhe” dhe nëntitulli “Arti i të jetuarit në maksimum”, sipas Shekit, ky lloj arti mund të mësohet. (të jetuarit të jetës në plotësi të saj”.
Kjo nis nga vetja dhe objektivi i mjeshtrit të meditimit është që në fund të jetës, çdonjëri nga ne të mund të thotë “Sa e Bukur ishte Jeta”. Sipas Shekit, kjo korrespondon me faktin se jeta është mrekulli, sepse jetë krijon vetëm Perëndia. Për të mos mbetur vetëm të fjalët, ajo duhet jetuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.