Përmbyllet nisma Huawei4HER - Business Magazine Albania

Përmbyllet nisma Huawei4HER

Seria e trajnimeve Cyb4HER të realizuara në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas kanë qenë aktivitetet e fundit që janë realizuar në kuadër të nismës Huawei4HER. Këto aktivitete kanë nisur nga Huawei në partneritet me Women4Cyber Albania, me qëllim informimin e të rinjve dhe përfaqësuesve në nivel drejtues mbi rreziqet kibernetike dhe nevojat e sigurimit të informacionit. Tema kryesore e kësaj nisme ishte “Higjiena Kibernetike”.

Huawei

Në datat 8-12 nëntor u organizua seria e trajnimeve #CybHER me pjesëmarrjen e katër ekspertëve të fushës dhe rreth 55 pjesëmarrësve të interesuar çdo ditë. Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit u njohën me disa tema të rëndësishme si: trendet e kërcënimeve dhe sigurisë kibernetike në ekosistemin kibernetik, siguria dhe privatësia, rëndësia e mbrojtjes së të dhënave personale dhe pasojat e krimeve kibernetike ndaj sigurisë kombëtare. Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrje dhe fituan të drejtën për ndjekjen e katër trajnimeve ndërkombëtare të sigurisë kibernetike nga Women4Cyber Albania.

Duke parë se siguria ndaj sulmeve kibernetike çdo ditë e më shumë po bëhet më sfiduese për t’u menaxhuar, edhe Dhoma Ekonomike e Gruas i është bashkuar nismës Huawei4HER. Të pranishëm në aktivitet ishin drejtoresha ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas Znj. Klodiana Ajazi si dhe përfaqësues të bizneseve në nivel drejtues. Znj. Ajazi theksoi rëndësinë e organizimit të trajnimeve mbi rreziqet kibernetike në një kohë kur proceset e biznesit po automatizohen gjithmonë e më shumë. Ndërsa njëra prej pjesëmarrëseve u shpreh: “Ky trajnim erdhi në momentin e duhur, sepse punonjësit në organizatën që unë drejtoj duhet të kenë njohuri të konsoliduara për sigurinë e pajisjeve dhe të rrjetit. Të gjitha këshillat që mora sot do t’ia transmetoj stafit dhe do t’i aplikoj në organizatë.”

Aktivitetet e realizuara gjatë Muajit Evropian të Sigurisë Kibernetike kanë qenë të shumtë në numër. Ndër to mund të përmendim trajnimet e realizuara pranë gjimnazit “Çajupi” dhe gjimnazit “Eqrem Çabej”.

Huawei në Shqipëri operon prej vitit 2008 duke sjellë fjalën e fundit të teknologjisë digjitale për konsumatorët, bizneset dhe institucionet. Si një prej gjigantëve të teknologjisë botërore, kompania ka ndërmarrë në vazhdimësi nisma lidhur me përdorimin e sigurt të teknologjisë digjitale apo edhe ofrimin e zgjidhjeve novatore e të sigurta. Huawei do të vazhdojë të nxisë nisma të tilla edhe në vazhdim.

Për të më mësuar më tepër rreth këtyre aktiviteteve, ju ftojmë të ndiqni faqet e mëposhtme në rrjetet sociale përkatëse.

Instagram: https://www.instagram.com/women4cyber_albania/

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/women4cyber-albania/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0