Portugali, shefi ndalohet me ligj t'ju kontaktojë jashtë orarit të punës - Business Magazine Albania

Portugali, shefi ndalohet me ligj t’ju kontaktojë jashtë orarit të punës

Ju ka rastitur të keni një shef këmbëngulës që nuk pushon së dërguari mesazhe edhe pasi keni përfunduar orarin e punës? Në Portugali, kjo sjellje është tashmë e paligjshme.

Së fundi, vendi prezantoi një ligj që ndalon punëdhënësit të kontaktojnë punëtorët jashtë orarit të tyre të rregullt përmes telefonit, mesazhit apo emailit.

“Punëdhënësi duhet të respektojë privatësinë e punëtorit”, duke përfshirë periudhat e pushimit dhe të kohës familjare, parashikon ligji i ri. Çdo shkelje, vijon më tej, përbën një shkelje “të rëndë” dhe mund të rezultojë me gjobë.

Politika e re e Portugalisë është pjesë e legjislacionit që rregullon punën nga shtëpia. Punonjësit kanë të drejtë të heqin dorë nga puna në distancë nëse dëshirojnë – por ata mund të kërkojnë marrëveshjen nëse është në përputhje me punën e tyre.

Masa parashikon gjithashtu që punëdhënësit janë përgjegjës për t’u siguruar punëtorëve mjetet e duhura për të kryer punën e tyre nga distanca. Ata duhet t’i rimbursojnë punëtorët për çdo shpenzim shtesë, duke përfshirë çdo rritje të faturave të tilla si energjia elektrike dhe gazi, që mund të pësojnë gjatë punës nga shtëpia.

Lexo: 4 zakonet e njerëzve më të lumtur që praktikohen rrallë nga shumica e punonjësve

Kryeqyteti, Lisbona, ka punuar shumë për të tërhequr nomadët digjitalë që duan të përfitojnë nga puna në distancë për t’u zhvendosur përkohësisht ose për të udhëtuar jashtë vendit të tyre.

Praktika u bë më e zakonshme gjatë pandemisë. Firma kërkimore Gartner vlerëson se punëtorët në distancë do të përfaqësojnë 32 për qind të fuqisë punëtore globale deri në fund të 2021, krahasuar me 17 për qind në vitin 2019.

Rreth tre vite më parë, një rregull i ngjashëm u parashikua për punëtorët edhe në Francë. Ata fituan të drejtën të mos iu përgjigjen emaileve të biznesit pas orarit të punës.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0