Meta planifikon të heqë reklamat që prekin kategori sensitive - Business Magazine Albania

Meta planifikon të heqë reklamat që prekin kategori sensitive

Meta

Meta, kompania e mediave sociale që mbulon Facebook and Instagram do të fshijë reklamat sensitive që synojnë grupe të lidhura me racën dhe politikën. Meta do t’ju targetojë bazuar në gjininë, vendndodhjen dhe moshën, duke kërkuar kështu të jetë më pak problematike.

Sipas një postimi të kompanisë, reklamat që përdorin të dhëna të detajuara si raca, etnia, besimet fetare, preferencat politike, orientimin seksual, shëndetin etj, po bllokohen.

“Ne kemi dëgjuar shqetësime nga ekspertët që targetimi në bazë të këtyre të dhënave do të çonte që njerëzit të arrinin në eksperienca të këqija”, tha zëvëndëspresidenti i Meta për marketingun dhe reklamimin.

Meta thekson se targetimi i detajuar nuk lidhet me karakeristikat fizike apo zgjedhjet personale. Ato janë në bazë të asaj që reklamuesit mendojnë se u intereson. Kompania po planifikon të fshijë të gjitha targetimet që ngjallin diskriminim dhe shkaktojnë shqetësime mendore dhe emocionale.

Arsyeja për këtë ndryshim të papritur lidhet me mbrojtjen e shëndetit mendor. Nëse e shikojmë më në thellësi, Meta po përgatitet për rezultatin e përpjekjeve të Europës për të formuar rregullatorë që përjashtojnë dhe ndalojnë reklamimet bazuar në ndjekje.

“Kemi shqetësime nga ekspertët që këto mënyra mund të targetimit mund të përdoren në mënura të tilla që krijojnë përvoja negative për njerëzit”,tha Graham Mudd, zv.president I marketingut të produktit në Meta.

NYT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0