Inflacioni në nivelin 2.4% në tetor. Vijon të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë - Business Magazine Albania

Inflacioni në nivelin 2.4% në tetor. Vijon të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Inflacioni ka shkuar nivelin 2.4% në tetor, duke lëvizur me vetëm 0,1% nga muaji paraardhës.

Niveli mbetet ende poshtë objektivit të Bankës Qëndrore prej 3%, por i lartë në krahasim me vitin e kaluar ku qëndronte në 1.8%, si dhe shumë pranë rekord të 2017-ës.

Nëse shohim grupet kryesore të cilat kanë ndikuar në inflacion janë ushqimet. Duke filluar nga perimet, zarzavatet, buka çmimet kanë ardhur me rritje nga muaji gusht, ndërsa duket se janë stabilizuar për tetorin.

Grupi i dytë është Transporti, ku çmimi i naftës ka arritur në nivele rekord deri në 195 lekë, ndërsa pas saj vijnë vjen grupi i qirave dhe lëndëve djegëse.

Arsyet kryesore për këtë valë rritje çmimesh janë për shkak të varësisë së vendit nga tregu i importit. Momentalisht në botë po ndodh një krizë furnizimi, me produktet kryesore që nuk po arrijnë në kohë në vitrinat e supermarketeve.

Nga krahu tjetër Europa është përballë një krize energjitike, gjë e cila ka rritur kostot e gazit, karbonit dhe produkteve të tjera djegëse.

Banka e Shqipërisë është shprehur se ky nivel çmimesh është kalimtar dhe pritet të reduktohet në 2022, duke lënë gjithashtu të lirë edhe politikën e saj monetare, me normat e interesit në nivele rekord prej 0.5%.

Në Europë po zhvillohet një betejë pikërisht për inflacionin, ku Bankat gjermane ankohen se inflacioni po shkatërron ccdo kursim dhe aset financiar, ndërsa Banka Qëndrore Evropaine nga krahu tjetër ka vërejtur se situata mbete ende nën kontroll dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0