Rritja e “frikshme” e çmimeve. Kosova do të japë 100 euro shtesë për shtresat në nevojë - Business Magazine Albania

Rritja e “frikshme” e çmimeve. Kosova do të japë 100 euro shtesë për shtresat në nevojë

çmime

Vështirësimi i jetës së qytetarëve pas rritjes së menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës ka bërë që qeveria të paralajmërojë një pako masash për ta kaluar më lehtë situatën në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rritja e çmimeve në botë është reflektuar tek qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkak të varësisë së madhe që Kosova ka nga importet:

“Ndamё mbi 36 milionё euro, përafërsisht 330 mijë familje, pёr pёrfituesit nga skemat sociale dhe pensionale: dyfishim i pagesës së rregullt e shtesës aktuale për kategoritë sociale për muajt nëntor-dhjetor dhe 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt e shtesёn aktuale për muajin nëntor” – u shpreh Albin Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë thirrje që fillimisht të ndihmohen rreth 300 mijë familje që janë pjesë e skemës sociale me nga 100 euro shtesë.

Ndërsa masat e tjera, Murati tha se kanë të bëjë me mbështetjen e prodhuesve vendor.

Çmimet e produkteve bazë këtë Shtator, u rritën 4.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Kosovë, rritje më të madhe kanë pësuar vajrat, buka, vezët e mishi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0