Një tjetër zyrtar qeveritar paralajmëron se Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera mund të shkaktojnë probleme shumë të mëdha.
Në një fjalim të Mërkurën, një anëtar i lartë i Bankës Qendrore të Britanisë së Madhe krahasoi rritjen e shpejtë të aktiveve kripto me tregun e sigurisë, të mbështetur nga hipotekat para shkatërrimit të tij në 2008, i cili ishte katalizatori i krizës financiare 2008-09.
Jon Cunliffe, zëvendës guvernator i Bankës së Anglisë, përgjegjës për stabilitetin financiar, tha se teknologjitë kripto ofrojnë perspektivën e “përmirësimeve rrënjësore” në financa, por që aplikimet e tyre aktuale po kthehen në rrezik për stabilitetin financiar.
“Asetet kripto janë rritur me afërsisht 200% në 2021, nga më pak se 800 miliardë dollarë në 2.3 trilionë dollarë sot. Ato janë rritur vetëm 16 miliardë dollarë 5 vjet më parë”, tha Cunliffe. “Siç na tregoi kriza financiare ë 2008-ës, ju nuk duhet të llogarisni një pjesë të madhe të sektorit financiar për të shkaktuar probleme të stabilitetit financiar – pasi kjo vlerës ishte në rreth 1.2 trilionë dollarë në 2008”.
“Kur diçka në sistemin financiar po rritet shumë shpejt dhe po rritet në hapësirë kryesisht të parregulluar, autoritetet e stabilitetit financiar duhet të ulen dhe të kuptojnë cfarë po ndodh”.
Ligjvënësit që vënë alarmin për të rregulluar kriptomonedhat nuk po merren seriozisht nga tregu. Kryetari i SEC, Gary Gensler e ka quajtur tregun e kriptove si “Perëndimi i egër”, ndërsa FMN paralajmëroi kohët e fundit se kriptot mund të paraqesin “rreziqe të integritetit financiar”.
Bitcoin është rritur 5% në 60.658$ ndërsa ethereum është rritur 8.2% në 3.807$.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.