Facebook sjell ndryshime të reja. Synimi kryesor “unifikimi” i produkteve. - Business Magazine Albania

Facebook sjell ndryshime të reja. Synimi kryesor “unifikimi” i produkteve.

Facebook

Facebook është duke bërë disa ndryshime në mënyrën se si operon, për të qenë më konkurrues me produktet e saj në botën digjitale.

Përditësimi më i përfolur që kompania ka nxjerrë është veçoria e re e group-chat, që mund të përdoret ndërmjet llogarive në Instagram dhe Facebook. Vitin e shkuar, kompania njoftoi se do të bëjë bashkë sistemin e komunikimit të Messenger me Instagram, por tani përdoruesit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e chat-eve në grup mes kontakteve të secilës platformë.

Një tjetër karakteristikë e shtuar do të jetë mundësia për të parë përmbajtje të krijuar në Reels video apo IGTV, të cilat mund të shihen në të njëjtën kohë nga pjesëmarrësit në chat, me anë të opsionit Watch Together.

Të tjera përditësime do të përfshijnë tema të reja shumëngjyrëshe, ikona dhe emoji të rinj.

Duke qenë se kompania zotëron të treja platformat më të përdorura të rrjeteve sociale, bashkë me Instagram dhe WhatsApp, synimi i saj kryesor ka qenë t’i bashkojë ato prej kohësh duke lejuar përdoruesit të bashkëbisedojnë njëkohësisht.

Gjigandi i rrjeteve sociale ka raportuar se do të hedhë në treg edhe formatin e video-ve të shkurtra të stilit të TikTok.

Kompania konfirmoi se do të krijonte një seksion për videot e shkurtra, i cili do të paraqitet në faqen kryesore të përdoruesve të Facebook. Ky hap i ri vjen në një kohë kur TikTok është ndaluar në shumë shtete si India, ku përdoruesit e Facebook u rritën me 25%.

Me anë të veçorisë së ‘monetizimit’, krijuesit e përmbajtjes për rrjete sociale tashmë kanë më tepër mundësi dhe platforma për ta kthyer shërbimin e tyre në të ardhura.

Ky bashkim i Instagram dhe Facebook është një lajm i mirë edhe për bizneset e vogla dhe firmat, të cilat e kanë ndërtuar historikun e tyre digjital në njërin prej këtyre rrjeteve. Tani, ata do të kenë mundësi të marrin dhe dërgojnë mesazhe drejt klientëve të tyre nga secila platformë, që tashmë do të vendosen në një chat të vetëm.

Facebook nuk është duke kaluar një moment të mirë teksa përballet me disa akuza, duke filluar nga raporti i fundit i një ish-punonjëse që tregonte se kompania nuk ka bërë asgjë për të ndaluar përmbajtjet negative në platformë, deri tek akuza për monopolizim tregu.

Autoriteti i Tregut të Lirë i ka kërkuar shpesh Facebook që duhet të ndahet, sepse platforma e saj është shumë e madhe dhe bllokon konkurentët e rinj në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0