OSHEE pasi nuk siguroi në ankandin e datës 11 tetor energjinë e nevojshme prej 44 mijë MWh, ka dalë sërish në tregun ndërkombëtar dhe ka dështuar të sigurojë energjinë e nevojshme.
Në ankandin e datës 12 Operatori i Shpërndarjes ka pësuar një tjetër zhgënjim, pasi ka siguruar vetëm 4.1 MWh energji elektrike me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër çmim rekord për vendin.
Përmes një njoftimi zyrtar OSHEE ka bërë me dije se pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, si rrjedhojë e çmimeve të larta është detyruar të skualifikojë disa nga ofertat që arrinin deri në 590 euro MWh.
Në total kompani ka harxhuar 7.5 milionë euro për një sasi prej 29 mijw MËh, që përsëri nuk i ka plotësuar nevojat.
Një situatë e tillë ku OSHEE po has vështirësi të mëdha në sigurimin e energjisë për konsum dëshmon edhe një herë se vendi ndodhet në krizë energjitike, gjë e cila mund të detyrojë një rritje çmimesh. Qeveria është zotuar se nuk do të ketë rritje për familjarët dhe biznesin e vogël, por pritet që barra të bjerë mbi biznesin e madh dhe të mesëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto