NJË PREFORMANCË REKORD-THYESE NË GJIRAFA50 MASTERS LEAGUE - Business Magazine Albania

NJË PREFORMANCË REKORD-THYESE NË GJIRAFA50 MASTERS LEAGUE

~4 minuta lexim
Sezoni 2 i Gjirafa50 Masters League ka mirëpritur lojtarë nga anë e kënd Europës në Tiranë, për një fundjavë plot aksion dhe entuziazëm të CS:GO. Gara 12-javore është përmbyllur të Dielën (10 Tetor, 2021) me finalen e madhe, ku u ndeshën disa nga skuadrat më të mira në botë për shpërblimin prej 75,000€.

Ne jemi kenar të njoftojmë se Gjirafa50 Masters League ka arritur një kulm të ri rekordi në shikueshmëri të njëkohshme, me 19.6 mijë tifozë, të cilët ndoqën zhvillimin e garës online në platformën GjirafaVideo. Gara ka tërhequr një shikueshmëri mahnitëse deri në 20,000 përdorues të njëkohshëm për 12 orë me radhë në secilën ditë. Kjo fundjavë e lojës së shkëlqyeshme kompetitive dhe emocioneve të jashtëzakonshme është përmbledhur me shifrën e pabesueshme në 1,000,000 shikime në total.
Entuziazmi për Esportin është padyshim një fenomen botëror i cili ka përjetuar një rritje meteorike. Përderisa tregjet më të shquara të Esportit në botë janë Amerika Veriore, Kina, Korea e Jugut, Gjermania, dhe Suedia, audienca është duke u rritur. Si turneu LAN më i madh në Europën Jug-Lindore për 2021, Gjirafa50 Masters League ka vendosur Kosovën, Shqipërinë, dhe rajonin si tërësi në hartë, duke përqafuar të ardhmen e sportit. Gjirafa50 Masters League ka tërhequr mijëra entuziastë dhe skuadra të Esportit nga mbi 20 shtete të Europës dhe ka qenë mikpritës i disa prej lojtarëve më të mirë në botë.
Atmosfera në #TIRANA2021 ishte e mrekullueshme dhe gara gjeneroi momente epike të CS:GO. Numrat flasin vetë, është mbresëlënëse shumëllojshmëria e audiencave, të cilat po angazhohen në Esport. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm. Gjirafa50 Masters League ka dëshmuar se përtej lojtarëve dhe përdoruesëve të hershëm, Esporti ka hyrë në qendër të kulturës. Gjirafa50 Masters League është e përkushtuar të nxisë një ambient të Esportit, i cili është vibrant dhe tërheqës. Ne mbështesim një eksperiencë loje pozitive dhe pasuruese, e cila mund të shijohet nga të gjithë anëtarët e komunitetit, qoftë LAN apo online, lokal apo ndërkombëtar.
Ne përgëzojmë skuadrën Forze për fitoren në garën e sivjetshme dhe duartrokasim përzemërsisht skuadrën Blink për një preformancë spektakolare. Ishte një betejë e mrekullueshme mes dy kampionëve dhe një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë. Ne gjithashtu përcjellim komplimentet tona tek skuadra AVE dhe skuadra Trasko për rrugëtimin e tyre të mbresëlënës drejt LAN finales.
-“Gjirafa50 Masters League gjithmonë do të bëjë më të mirën që të sigurojë një fushëlojë të barabartë, të inkurajoi respekt për dinjitetin njerëzor, të promovojë sportivitet dhe të shpalosë traditat shembullore të mirëpritjes dhe ndershmërisë shqiptare. Është shumë e rëndësishme për ne që të mundësojmë një garë të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit dhe një përvojë argëtuese për komunitetin e Esports në përgjithësi. Ne falenderojmë të gjithë ata që ishin të përfshirë, nga skuadra jonë brilante #GjirafaTeam deri tek mbështetësit tonë të shquar nga Vodafone, dhe më me rëndësi, tifozët e mrekullueshëm, të cilët e bënë Sezonin 2 të Gjirafa Masters League një ngjarje për t’u mbajtur mend. Gjirafa Esports, beson se Esportit i takon të qëndrojë përkrah sportit tradicional. “Ne presim me padurim të rikthehemi vitin e ardhshëm dhe të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë qëllim dhe mbi komentet e shkëlqyera të cilat i kemi pranuar nga komuniteti këtë vit,” shprehet stafi i Gjirafa.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0