INNVEST SUMMIT mblodhi bashkë inovatorët - Business Magazine Albania

INNVEST SUMMIT mblodhi bashkë inovatorët

INNVEST SUMMIT

Për të dytin vit rradhazi INNVEST Fund mbajti Samitin e investimeve në Shqipëri me fokus teknologjinë! Nën moderimin e Fabiola Duro, themeluese dhe CEO e INNVEST Fund dhe disa prej emrave që kanë dhënë kontributin e tyre në komunitetin e sipërmarrjeve në Shqipëri si: Brunilda Isaj, Linda Dervishaj dhe Gerti Boshnjaku, profesionistë të industrive të ndryshme u bënë bashkë për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore: Ku do të shkojmë më tej? (Where to next?)

Përpos partnerëve dhe sponsorëve të shumtë, këtë vit spikati edhe mbështetja e një prej Samiteve më të mëdha botërore Wolves Summit, për të cilën Michael Chaffe dërgoi një mesazh virtual. 

“Wolves Summit ka kënaqësinë të jetë prezent si partner i INNVEST Summit…Qëndroni të përgatitur sepse na pret një dekadë emocionuese. Le të shohim se çfarë magjie mund të krijojmë së bashku”. Ishte kjo një pjesë e mesazhit të Michael për INNVEST.

Samiti konsistoi në tri shtylla kryesore, të cilat bënë të mundur kalimin në secilën industri dhe secilin aktor të ekosistemit shqiptar, për të diskutuar mbi inovacionin dhe zhvillimin që po ndodh aktualisht në Shqipëri dhe atë që pritet në vijim. Dy panele profesionistësh ishin të parët që ndanë njohuritë e tyre me audiencën të moderuar nga: Brunilda Isaj dhe Linda Dervishaj me pjesë të panelit: Valbona Guri nga Credins Bank, Alket Meslani nga MVM Architecture, Majlinda Kalo nga Kalo & Association, Majlind Lazimi nga Abkons dhe Ardian Isufi, artist dhe kurator. Në vazhdim, paneli i dytë vendosi përballë: Herjola Spahiu nga NOA Bank, Gjergji Guri nga Facilization, Linda Shomo nga Easy Pay, Jonian Antoni nga Century 21 dhe Mergim Cehani, themelues i Gjirafa.

Gerti Boshnjaku, lider i platformës AlbaniaTech prezantoi misionin për të bërë bashkë gjithë aktorët e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe inovacionit si dhe ecurinë e AlbaniaTech në kaq pak kohë të krijimit të saj. Ai ftoi të gjithë pjesmarrësit të kontribuojnë në krijimin e kësaj databaze të nevojshme për komunitetin e sipërmarrjes në Shqipëri.

“Innovators Challenge” solli në skenë 10 startup-e me idetë e tyre unike në fushat e: Fintech, arkitekturë, teknologji, e-learning etj., të cilët bënë thirrje për partneritete që do t’i ndihmojnë ata të sjellin idetë e tyre në jetë. Diskutimi vazhdoi dhe u finalizua me “Netëorking Session” në ambientet e ArTurbina, të dekoruara nga stendat mikpritëse të mbështetësve të këtij samiti.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0