Manastirliu: Edhe muaji tetor do të jetë i hapur për vaksinimin e popullsisë - Business Magazine Albania

Manastirliu: Edhe muaji tetor do të jetë i hapur për vaksinimin e popullsisë

vaksinimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin 2021-2023 të përgjigjes ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19. Ajo bëri me dije se edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin e popullsisë mbi 18 vjeç.

“Vaksinimi i plotë i popullatës +18 vjeç është prioritetet nr. 1, bashkë me investimet për fuqizimin e të gjitha hallkave të shërbimit dhe ridimensionimin e sistemit shëndetësor, në dritën e mësimeve të mësuara nga pandemia Covid19”, thuhet në njoftim.

“Brenda pranverës së vitit të ardhshëm duhet të kemi vaksinuar të gjithë popullatën target dhe më pas të vazhdojmë sipas skenarëve të mundshëm me dozën e tretë apo edhe me vaksinimin e grup moshave më të reja sikurse po ndodh edhe në shtete të ndryshme të botës. Edhe muaji tetor do jetë i hapur për vaksinimin, siç ishte shtatori ku u pa një rritje e mbulesës vaksinale dhe e shpërndarjes së dozave të vaksinave. Pra ne do të vijojmë të kemi edhe tetorin të hapur për vaksinim”.

Objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023 

  • Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
  • Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.
  • Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0