Një kombinim i artit dhe teknologjisë: Si mund të sillni kryeveprat e Muzeut të Luvrit në shtëpinë tuaj? - Business Magazine Albania

Një kombinim i artit dhe teknologjisë: Si mund të sillni kryeveprat e Muzeut të Luvrit në shtëpinë tuaj?

Muzeut të Luvrit

Samsung dhe Muzeu i Luvrit kanë krijuar një përvojë krejtësisht të re dixhitale në televizorin The Frame, përmes të cilit mund të dekoroni shtëpinë tuaj me kryevepra arti.

Samsung Electronics ka njoftuar një bashkëpunim fantastik me Muzeun e Luvrit në Paris. Me këtë sipërmarrje, Muzeu i Luvrit është bërë një nga partnerët e Samsung Art Store, i cili është i disponueshëm në televizorin The Frame. Qëllimi i përbashkët i këtij bashkëpunimi është t’u mundësojë njerëzve në të gjithë botën të shijojnë veprat e artit.

Samsung, në bashkëpunim me Muzeun e Luvrit, ofron opsione të reja për përdoruesit e televizorit The Frame. Karakteristikë e veçantë e këtij televizori është dizajni i tij me korniza që jep përshtypjen e një fotografie të varur në mur, dhe tani janë 40 fotografi të reja të disponueshme në Art Store – përfshirë veprat e artit nga Luvri dhe fotografi të kësaj ndërtese fisnike. Kryeveprat si “Liria Drejton Popullin” nga Eugène Delacroix  dhe “Dy qen gjuetie” nga Jacopo Bassano janë vetëm disa nga veprat e shumta të artit që do të pasurojnë bibliotekën. Falë teknologjisë së lartë Quantum Dot, e cila i bën ngjyrat më të gjalla dhe siguron një cilësi të përsosur të figurës, veprat e artit do të transferohen në ekranin e madh të televizorit, duke siguruar që të gjithë dashamirësit e artit të shijojnë kryevepra botërore nga komforti i shtëpisë së tyre.

Yann Le Toucher, Drejtues i zhvillimit, liçencimit të markave dhe partneriteteve tregtare në Muzeun e Luvrit, në një intervistë ekskluzive për Sasmung Newsroom tha: “Ne jemi krenarë që jemi pjesë e partnerëve kryesorë në Art Store. Falë teknologjisë dhe inovacionit të Samsung, ne kemi mundësinë t’u japim njerëzve mundësinë të shijojnë kryeveprat e tyre të preferuar. Natyrisht, kjo nuk zëvendëson një vizitë në muze, por ne besojmë fuqimisht se mund të sjellë frymëzim dhe gëzim në shumë shtëpi.”

Lexoni: Samsung sjell një perspektivë të re me performancën artistike të Gorgon City dhe Michael Murphy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0