Duke parë specifikimet e teknologjisë për iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, është vënë re diçka mjaft shqetësuese, versionet 128 GB të iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max nuk ofrojnë të gjitha tiparet e videos që u prezantuan gjatë lançimit.
Në fakt, ekziston një kufizim specifik për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm.
Lexoni: Ja çfarë të rejash solli Apple gjatë eventit lançues të iPhone 13 dhe produkteve të tjera
Nëse blini iPhone 13 Pro më të lirë dhe iPhone 13 Pro Max, që ka 128 GB hapësirë ruajtëse, atëherë ProRes video është e kufizuar në 1080p me 30 fps. Në mënyrë që të merrni 4K të plotë me 30 fps, do t’ju duhet të jepni 100 dollarë shtesë dhe të blini versionet 256 GB.
Një gjë tjetër që u vu re ishte se funksioni i Modalitetit Kinematografik (Cinematic Mode) që Apple po i jepte shumë kohë transmetimi gjatë lançimit është i kufizuar në 1080p në të gjitha modelet e iPhone.
Pra mesa duket 4K ProRes i nënshtrohet një takse nga Apple nëse keni nevojë për të dhe Modaliteti Kinematik ka një kufizim mjaft të madh të bashkangjitur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.