Çfarë ndodh në trurin tonë kur bëjmë “Scrolling” në telefon për një kohë të gjatë? - Business Magazine Albania

Çfarë ndodh në trurin tonë kur bëjmë “Scrolling” në telefon për një kohë të gjatë?

Kur ne kalojmë disa minuta duke shikuar materiale të ndryshme në telefon, në trurin tonë aktivizohen disa qendra në të njëjtën kohë: qendra e të mësuarit vizual dhe qendrat e të folurit dhe gjuhës (kur ne angazhohemi me një postim).

Të njëjtat qendra aktivizohen kur ne jemi duke lexuar një libër apo duke luajtur lojëra. Truri e merr sinjalin që ne filluam të mësojmë diçka dhe aktivizon mekanizma që na motivojnë të vazhdojmë procesin e të mësuarit.

Edhe nëse jemi duke lexuar një lajm negativ, këto mekanizma vazhdojnë të na inkurajojnë të vazhdojmë të lexojmë sepse truri nuk di t’i ndajë informacionet në negative apo pozitive gjatë një procesi të tillë të të mësuarit.  Jo më kot, ne mund ta gjejmë veten duke parë materiale të ndryshme në telefon për minuta të tëra, pa e kuptuar se si iku koha kaq shpejt. Janë mekanizmat e trurit që na mbajnë të motivuar për të marrë informacione të reja.

Rrjetet sociale vërtet mund të na argëtojnë me meme apo video gazmore por kur kalojmë shumë kohë përpara telefonit (pra, larg njerëzve në jetën reale), kjo ndikon në sistemin tonë limbik dhe rrit nivelin e stresit në trupin tonë.

Konsumimi i tepërt i shumë informacioneve në pak sekonda krijon tek ne gjendje stresi dhe pasigurie, dhe ky aktivitet kontribuon në rritjen e nivelit të kortizolit në trup (hormoni i stresit).

Përdorimi i rrjeteve sociale mund të duket në pamje të parë si argëtues dhe që na jep emocione pozitive, por në fakt na krijon stres të ri në trurin tonë.

Bustle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0