Historitë e grave sipërmarrëse në rajon nga Unioni i Bashkive - Business Magazine Albania

Historitë e grave sipërmarrëse në rajon nga Unioni i Bashkive

Unioni i Bashkive

Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon ka ndërmarrë një fushatë promovuese të grave në biznes, duke përzgjedhur dhe prezantuar para audiencës gratë sipërmarrëse të fushave të ndryshme në trevat shqiptare. Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive tregon se kjo është një formë për të identifikuar dhe prezantuar si një model frymëzimi gratë që ia dalin çdo ditë në sipërmarrje. 

Më poshtë sjellim zonjat sipërmarrëse, me profilin dhe dëshmitë e tyre rreth nismave. Një grua në biznes, nuk është vetëm një grua e pavarur dhe e fuqishme. Ajo siguron mundësi për familjen dhe shoqërinë.

Silvana Subashi – Drejtuese e kompanisë “Vaj Ulliri Subashi”

Silvana Subashi, zonja guximtare që prodhimin e vajit të ullirit, nga një pasion e ka kthyer në një sipërmarrje të suksesshme. Nga një iniciativë personale tashmë Vaj i Ullirit Subashi​ është kthyer në një markë të suksesshme të prodhimit të vajit bio shqiptar, duke shtrirë produktet në të gjithë rajonin. Subashi prodhon 35 produkte të ndryshme nga ulliri dhe drejton ture informative për ullinjtë në Marikaj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 48  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=rB6-GhgLsUQ

Erjola Braha – Drejtuese e kompanisë “Alehandro Group”

Me dëshirën e synimin për të sjellë më pranë Shqipërisë verërat dhe sprits më të kuotuara në botë, u themelua në hyrje të mileniumit të ri, në vitin 2001. Alehandro Group, sot është një nga kompanitë elitare të sjelljes së verërave dhe pijeve alkoolike më të mira në Shqipëri. Ajo numëron edhe pesë wine Shops në qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Durrës.

https://www.youtube.com/watch?v=TjiLc7SjVDg&t=2s

Sabi Osmani- Drejtuese e kompanisë “Easy Albania”

Sabi Osmani është një nga zonjat guximtare të nismës “Tirana, Mike e Zonjave Krijuese dhe Guximtare” që falë idesë smart ka themeluar Easy Albania. EasyAlbania​ është kompani pionere në vendin tonë, duke promovuar turizmin dhe shërbimet mjekësorë në Shqipëri dhe në Evropë. Një iniciativë e vlerësuar edhe me çmim nga Bashkia Tiranë.

Easy Albania është një kompani shumëfunksionale e krijuar për të ofruar shërbimet më të mira për klientët e saj. Easy Albania operon në fusha të ndryshme investimi, me fokus kryesor ofrimin e turizmit mjekësor në vend, duke u ndalur kryesisht në zhvillimin e turizmit dentar, atë të kirurgjisë plastike dhe fertilitetit. Si një kompani ndërmjetësimi synon të promovojë dhe vendosë ura lidhëse ndërmjet pacientëve të huaj dhe klinikave mjekësore private e atyre shtetërore në vend, duke promovuar sukses te klientët dhe duke ofruar shërbim cilësor. 

https://www.youtube.com/watch?v=9YbX7JUzhXQ&t=3s

Edlira Sulaj – Drejtuese e kompanisë “Tradita Popullore –Edlira”

Edlira Sulaj, zonja duarartë, që me Traditën jetëson dhe promovon trashëgiminë tonë të pasur kulturore. “Tradita Popullore” është historia e një zonje të guximshme që plot mund e sakrifica, nga një punishte modeste, sot ka krijuar një sipërmarrje të suksesshme.

Bashkë me zonjat artizane trashëgojnë etongrafinë e pasur kombëtare, duke krijuar plot mjeshtëri kostumet popullore të gjithë trevave shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=anhXfJCn6yw

Suela Koçibellinj- Drejtuese e organizatës “Vizion OJF”

Suela Koçibellinj drejtuese e Vizion Ojf është një nga zonjat guximtare, e cila ka ngritur plot përkushtim Punishten Artizanale HOPLA. Hopla​ është një inciativë e bukur, një shembull motivues, ku zonjat artizane duarartë janë bërë bashkë dhe së bashku me Vizion Ojf kanë krijuar plot mund dhe sakrifica një sipërmarrje sociale, e cila të mbush me frymëzim dhe shpresë. Hopla prodhon produkte të punës së dorës, siç janë dhe maskat mbrojtëse ndaj Covid-19, miqësore për këdo. 

https://www.youtube.com/watch?v=uPXicyl9ZTo

Albina Çuko – Drejtuese e bujtinës “Tomadhe”

Albina Çuko është një nga zonjat guximtare të Tiranës sonë, e cila bashkë me bashkëshortin e saj ka ngritur Bujtinën e “Tomadhes” në Shëngjergj të Tiranës. Tashmë, bujtina e Tomadhes​ është një model suksesi dhe është kthyer në një pikë referimi për çdo turist që viziton Shëngjergjin. 

Fshati i Shëngjergjit bën pjesë në projektin e 100 Fshatrave dhe ngritja e këtyre njësive agroturistike është një praktikë e mirë për zhvillimin e potencialit turistik të zonës.

https://www.youtube.com/watch?v=PdCf3a5rwUo

Elsa Ballauri – Drejtuese e “Muzeut të Gruas” 

Një muze unikal në llojin e tij në Shqipëri është ngritur plot pasion dhe përkushtim nga aktivistja Elsa Ballauri, ku nëpërmjet koleksionit të rrallë të fakteve dhe objekteve përjetësohet historia e gruas shqiptare në epoka.

Gjatë vizitës në Muze, vizitori udhëton në kohë, ku nëpërmjet fakteve dhe objekteve të ekspozuara plot dashuri njihet me rolin e gruas në shoqëri dhe jo vetëm.

https://www.youtube.com/watch?v=oUHyeeniVxI

Ja cilat janë disa nga zonjat e suksesshme në Mal të Zi

KOMUNA E PLAVËS

Katerina Hoti- drejtuese e Galerisë Hoti 

Galeria Hoti gjendet në Hotin e Kujit, 12 km larg Plavës. Është e rrethuar me natyrë të paprekur, një ambient perfekt për art. Duke qenë të vetëdijshëm se elementi kryesor i kulturës është arti, Galeri Hoti luan rolin e rëndësishëm në ringjalljen e kulturës shqiptare në këtë zonë.

https://www.youtube.com/watch?v=4pH14cSy5i8

KOMUNA E ULQINIT

Zeqarije Sulejmani – Drejtuesja e shoqatës së grave për promovimin e grave sipërmarrëse në Ulqin

Shoqata është krijuar në kuadër të projektit “The Feminine Side of Quality”, projekt ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri, bashkëpunim i Bashkisë Ulqin, OJF MogUL, Qendrës UET dhe Bashkisë Mirditë. Qëllimi i projektit ishte fuqizimi i grave që merren me produkte autoktone vendore.

Shoqata e grave është e përbërë nga gra sipërmarrëse, prodhuese të cilat përmes punës dhe përkushtimit, ideve dhe vizioneve të reja, paraqesin vlera autentike, tradicionale, lokale. 

https://www.youtube.com/watch?v=dttPsZi2pls

Suzana Zana Kovaçi- Ushqime tradicionale Zana

Familja Kovaçi ka hapur një muze etnografik në fshatin Dragine, ku për vizitorët ato ofrojnë edhe kokteje rasti, ku në qendër të vëmendjes janë ushqimet tradicionale të vendit të përgatitura nga Suzana si krylane, pite, lakrore, arishte/petë, bukë misri, tespixhe etj. Nga duart e saj vijnë edhe produkte të tjera si lëng nga shegat e egra, rel ajvar etj.

https://www.youtube.com/watch?v=gUOqDozY5B8

Lindita Suka – Natural Product by Linda

Lindita ka një dashuri të madhe ndaj traditës dhe prodhimeve autentike vendore, gjë që reflektohet në çdo prodhim të sajin. Ulqini ka një kulturë të lashtë me ullishten dhe prodhimet e vajit të ullirit, ndaj produktet e Lindës janë promovues të traditës. Familja e Lindës ka ullishten e vjetër të varietetit autokton – vajuk në Valdanos. Përveç vajit shumë cilësor që ajo ofron, ajo e përgatit vajin e ullirit me kantarion, rozmarinë dhe lavandë.

https://www.youtube.com/watch?v=AUPxcDaRrZ8

Feriha Llunji – Veshje kombëtare  Feri

Veshja tradicionale e Ulqinit dhe rrethinës është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Për të konceptuar, punuar elementët dhe motivet e veshjes duhet të frymëzohesh familjarisht. Këtë më së shumti e vërteton Ferihaja, që bashkë me motrën e saj Vjollcën punojnë në këtë punë që nga mosha 13 vjeçare. Ato, falë punës, kreativitetit dhe përkushtimit të tyre ndër vite kanë arritur të krijojnë një emër. Çdo detaji i jepet rëndësi, shumë punë dhe kohë. Qëndisja me gjilpërë dhe grep është mjeshtri e rrallë e Ferihasë. Në Ulqin është traditë që kostumi popullor (tekym) të vishet në ditën e dasmës. Kostumi përbëhet nga xhamadani (jeleku), brezi, këmisha, hillallëku (kapelja me flori).

 https://www.youtube.com/watch?v=UB1bfVRt_R0

KOMUNA E TUZIT 

Armanda Ujkaj – Vreshta Troja, Rakiq

Ky biznes familjar është themeluar në vitin 2004, me sipërfaqe prej 17 hektarësh, 60 000 rrënjë vranac. Përmes këtyre rrënjëve 20% është mbjellë me katroshi, 25.000 rrënjë shardone sominjon zhizhak, reisling muskatotonel, moskat Italia, të gjitha të llojit të rrushit të bardhë. Gjatë një viti prodhojmë 270 000 kg deri 370 000 kg rrush, ku gjysmën e prodhimit e shesin, ndërsa gjysmën tjetër e përpunojnë në verë dhe raki tradicionale.

https://www.youtube.com/watch?v=b-7pMlczn7Q

Drita Palaj-Beqaj, biznes familjar, prodhime të bimëve medicinale

Ky biznes familjar ndodhet në fshatin Dinoshë, afër Lumit Cem, në biznesin familjarë të Dritës. Plantacioni piktoresk i bimëve aromatike, mjekësore dhe të erëzave shtrihet në rreth 7.000 metra katror. Një traditë 40 vjeçare në grumbullimin e më pas vjeljen dhe përpunimin e bimëve medicinale, kryesisht nga lavanda. 

Ku, përveç lavandës në këtë truall do hasni në sherbele, makth (lule akia), milc, rozmarinë, rigon, trumëza, shqopi, menta, nenexhiku, piperi i murgut (konopica), borziloku dhe barveshi (burgulli i pullazëve).

https://www.youtube.com/watch?v=5oxlPSxgTOs

Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0