Agjencia nga Kosova Manaferra fiton çmimin ndërkombëtar për "Best SEO Campaign in Higher Education" - Business Magazine Albania

Agjencia nga Kosova Manaferra fiton çmimin ndërkombëtar për “Best SEO Campaign in Higher Education”

Manaferra

Manaferra, kompania për marketing digjital (specializuar në Search Marketing & Web Development), fitoi çmimin ndërkombëtar për “Best SEO Campaign in Higher Education” (Search fushata më e mirë në botë në industrinë e edukimit të lartë) në Global Search Awards 2021, vlerësim ky nga më shumë se 52 ekspertë globalë të industrisë SEO.

BusinessMag arriti të bënte një intervistë të shkurtër rreth kësaj fitoreje me themeluesin e Manaferra, Granit Doshlaku.

Global Search Awards shpërblen agjencitë e specializuara në Search Marketing që kanë arritur të sjellin rezultate të jashtëzakonshme për klientët e tyre përmes realizimit të fushatave inovative. Për Manaferra-n kjo ishte hera e parë që aplikoi në dy kategori (Best Small SEO Agency & Best Search Campaign – Third Sector) dhe për të dy kategoritë shkoi në finale ku dhe arriti të fitonte në kategorinë Best Search Campaign – Third Sector me fushatën për University of the Potomac.

“Ne besojmë që cilësia e punës që bëhet nga ekipi fantastik i Manaferra i bën konkurrencë edhe top SEO agjencive në botë. Këtë e kemi parë nga bashkëbisedimet dhe bashkëpunimet tona me agjenci të tilla. Fakti që kemi klientë që bashkëpunojnë me ne sikurse Digital Trends (dhe komplet portfolio i DT Media Group) tregon për cilësinë e punës tonë. Çmimin e fituam, sepse rezultatet e arritura ishin impresive. Gjatë kësaj periudhe, University of the Potomac ishte një nga universitetet me rritjen më të shpejtë në tregun amerikan,” shprehet për çmimin Graniti.

Rastin e studimit për fushatën mund ta gjeni: https://www.manaferra.com/case-studies/university-of-the-potomac/

Ai na tregon se “Manaferra si agjenci po vazhdon të rritet dhe synimet tona janë që të dyfishohemi në ekip dhe shumëfishohemi në klientë aktivë gjatë vitit të ardhshëm. Synimi jonë vazhdon të jetë krijimi i një ekipi që është në gjendje të bëjë punë që shpërblehet me çmime ndërkombëtare dhe të bëhmi SEO agjencia më e mirë në tregun e Europës Julindore (që ofron shërbimet e saj në shtetet perëndimore)”.

Graniti gjithashtu nuk lë pa përmendur dhe pjesëmarrjen e tij në AllWeb, konferencën për marketingun dixhital e organizuar në Tiranë dhe në Shkup.

“Pjesëmarrja në AllWeb ishte një kënaqësi e veçantë. Aty pata mundësinë të prezantoj potencialin që SEO ka si kanal i marketingut digjital para një audience shqiptare. Shpresoj që shumë më shumë të rinj shqiptarë të futen në këtë fushë, sepse ka prespektivë të jashtëzakonshme dhe është industri në rritje. Synimi im dhe arsyeja pse kam dëshirë të marr pjesë në konferenca sikurse AllWeb është, sepse i shoh si vende ideale për të promovuar SEO si profesion, por edhe për të prezantuar Manaferra-n si agjenci të specializuar në këtë fushë. Ne synojme të rrisim ekipin dhe jemi duke kërkuar persona të talentuar në SEO gjatë gjithë kohës për t’ju bashkuar ekipit tonë (remote nga Shqipëria apo në zyrë nga Kosova),” mbyll intervistën për BusinessMag Graniti.

Lexoni: Manaferra shtrihet edhe në SHBA, një treg i ri për shërbimet outsourcing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0