Provat e javës 4-ditore për të punuar në Islandë u konsideruan si një “sukses i jashtëzakonshëm” nga studiuesit sipas raportit më të ri.
“Mirëqënia e punonjësve u rrit në mënyrë të suksesshme në mes të një sërë treguesish, nga stresi i perceptuar dhe burnout te shëndeti dhe ekuilibri i punë-jetë,” deklaroi raporti i publikuar të Dielën. Në të njëjtën kohë, “produktiviteti dhe sigurimi i shërbimit mbetën të njëjtat ose të përmirësuara në shumicën e vendeve të provës”.
“Provat kanë treguar se shkurtimi i orëve të punës mund të ketë një efekt të fuqishëm pozitiv,” përfundoi raporti.
Studimi, i kryer nga Shoqata për Demokraci të Qëndrueshme në Islandë dhe Autonomy, morën në studim 2,500 punonjës, rreth 1% të popullsisë së Islandës që punon, në dy prova të mëdha midis 2015 dhe 2019. Provat “jo vetëm që synonin të përmirësonin ekuilibrin punë-jetë ,por edhe për të ruajtur ose rritur produktivitetin,” vuri në dukje raporti.
Lexoni: Zelanda e Re drejt hapjes, propozohet java e punës 4-ditore
Nuk kishte asnjë ulje të pagës për javët e reduktuara prej 35 – 36 orë në javë.
Provat përfshinin një larmi vendesh pune, nga zyrat tradicionale te parashkollorët dhe spitalet, në punë nga 9 me 5 si dhe në turnet jotradicionale. Ato u nisën nga Këshilli i Qytetit Reykjavík dhe qeveria kombëtare Islandeze në përgjigje të fushatave për ditë të shkurtura në një javë nga sindikatat dhe organizatat sociale.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se 86% e punonjësve të Islandës tani ishin ose duke punuar më pak orë ose “duke fituar të drejtën për të shkurtuar orët e tyre”.
Studimi mund të funksionojë si një plan për provat e ardhshme në vendet e tjera, vunë në dukje studiuesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto