Ligji për modifikimin e fotove. Norvegjia miraton ligjin e ri të mediave sociale për influencuesit dhe reklamuesit - Business Magazine Albania

Ligji për modifikimin e fotove. Norvegjia miraton ligjin e ri të mediave sociale për influencuesit dhe reklamuesit

modifikimin e fotove

Vendi skandinav ka hartuar një ligj që parashikon se reklamuesit dhe influencuesit e Instagram, të tregojnë çdo modifikim që u kanë bërë fotove të tyre, kur i postojnë ato.

Nëse ke modifikuar pamjen, me ligj, duhet të tregosh se ç’ke bërë. Nuk tolerohet më mashtrimi përmes aplikacioneve perfeksionues.

Sipas raportit të The Hill, ligji i ri kërkon që të gjithë influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes të zbulojnë kur kanë bërë modifikime apo kanë shtuar një filtër në foto.

Çdo foto ku “forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga retushimi ose manipulime të tjera” duhet të shënohet si e modifikuar, thuhet në ligj.

Përveç ndryshimit, influencuesit duhet gjithashtu të etiketojnë imazhet e ndryshuara nëse paguhen ose përfitojnë në një farë mënyre nga postimi.

Parlamenti norvegjez miratoi ligjin muajin e kaluar me një votim 72-15.

Ministria norvegjeze e Fëmijëve dhe Familjes ndau në një deklaratë se redaktimi i fotove kontribuon në “pasigurinë sociale, ndërgjegjen e keqe, vetëvlerësimin e ulët” dhe “kontribuon në presionin e trupit”.

Ligji i ri synon të vërë një theks të veçantë në mënyrën se si portretizohen gratë në shoqëri dhe si kjo kontribuon në pasiguri.

“Masa, shpresojmë se do të japë një kontribut të dobishëm dhe të rëndësishëm në frenimin e ndikimit negativ që ka një reklamë e tillë, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë,” shtoi ministria.

Ligji i ri është një ndryshim në Aktin e Marketingut të vitit 2009 dhe ende duhet të miratohet nga Mbreti i Norvegjisë, Harald V, para se të vihet në miratim.

/justjared.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0