Del në treg për herë të parë kartëmonedha 10.000 lekëshe - Business Magazine Albania

Del në treg për herë të parë kartëmonedha 10.000 lekëshe

Të mërkurën e 30 qershorit, Banka e Shqipërisë hedh në treg për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekë. Pas prezantimit të prerjes, BSH njoftoi se përdorimi i saj do të nis ditën e fundit të muajit qershor. Sipas Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, kjo prerja u kërkua nga vetë tregu duke patur parasysh edhe trendin rritës të përdorimit të parasë cash në vendin tonë.

Kartëmonedha 10 mijë lekë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim’. Por imazhi i kartëmonedhës nuk është bere ende publik. Ndërsa dy kartëmonedhat e tjera 500 lekë dhe 2000 lekë sipas bankës do të hidhen në treg deri në fund të këtij viti. Imazhi i tyre është bërë publik, ato janë me elemente të shtuara sigurie, janë më të modernizuara dhe cilësore. Ndërkaq prerja 200 dhe 5000 Lekë u hodh në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019, dhe sipas të dhënave të bankës qendrore deri në fund të vitit 2020, 70% e kartëmonedhave 200 lekë që qarkulloi ishin të serisë së re, dhe 25% e 5000 lekëshit që ishte në treg i përkiste serisë së re.

Prerjet 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë ishin parashikuar të hidheshin në treg që në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve. Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0