Smile.al është platforma e parë në Shqipëri për mbledhje fondesh nga publiku. Kjo platformë novatore do të mundësojë mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat kudo ku ndodhen në botë për projekte me kontribut social.
Platforma www.Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga Credins Bank, dhe vjen si një nismë e drejtuesve të Bankës për të motivuar njerëzit të kontribuojnë në zbatimin e projekteve të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqënien e shoqërisë shqiptare.
Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania for Change and Development, Vodafone Albania Foundation dhe Grant Thornton Albania.
Ndaj është hapur edhe thirrja, ku ftohen të gjitha organiziatat jo-fitimprurëse që operojnë në Shqipëri të prezantojnë projektet e tyre në një nga fushat e mëposhtme:
- Mirëqënia sociale dhe solidariteti
2. Promovimi i trashëgimisë kulturore
3. Mjedisi
4. Sipërmarrja sociale
5. Edukimi dhe trajnimet
6. Veprimtaritë sportive
7. Sipërmarrja inovative
Afati i prezantimit të projekteve është 20 Maj – 20 Gusht 2021.
Për më shumë informacion vizitoni https://www.smile.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto