Smartphone-t që e bëjnë çdo moment spektakolar - Business Magazine Albania

Smartphone-t që e bëjnë çdo moment spektakolar

risitë teknologjike

Një aparat fotografik modern, memorie e mjaftueshme, bateri e fuqishme, rezistenca ndaj dëmtimit dhe rezistenca ndaj ujit janë gjërat më të rëndësishme, të cilave u kushtojmë vëmendje kur blejmë një smartphone të ri. Pajisjet kryesore nga seria Samsung S i kanë të gjitha këto kritere dhe shumë më tepër.

Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme. Smartphone-i është një mjet pa të cilin nuk mund ta imagjinojmë jetën, punën ose kohën tonë të lirë. Ne e përdorim atë për të komunikuar përmes WhatsApp me familjen dhe miqtë tanë, për të shkëmbyer ide dhe mendime me kolegët tanë të punës dhe partnerët e biznesit duke përdorur aplikacionin e postës elektronike ose, për shembull, të jemi pjesë e  një takimi në internet në Google Meet.

Për të gjitha këto arsye, është e rëndësishme dhe thelbësore që të kemi një smartphone me vete si një shoqërues në jetën tonë dhe me ndihmën e të cilit ne zgjidhim më shpejt, më lehtë dhe më thjeshtë detyrat tona të përditshme ose thjesht shijojmë një përvojë superiore të përdoruesit. Ndër të tjera, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fortë. Një bateri më e fuqishme dhe më e qëndrueshme në pajisjet kryesore të serisë Samsung Galaxy S ju lejon të bëni pikërisht atë – të shijoni përmbajtjen në smartphone-in tuaj aq sa dëshironi dhe kur dëshironi.

Modelet e pajisjeve Samsung Galaxy S21 5G dhe S21 + 5G vijnë në një version prej 128 GB dhe 256 GB, me 8 GB RAM, ndërsa modeli S21 Ultra 5G është i disponueshëm në një version 128, 256 dhe 512 GB, me 12GB RAM. Këto telefona inteligjentë Samsung Galaxy kanë hapësirë të mjaftueshme për të ruajtur të gjitha fotot, videot, muzikën dhe lojërat tuaja të preferuara, gjë që është një lajm i mrekullueshëm nëse nuk doni të shqetësoheni për memorien e plotë në pajisjen tuaj. Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S – Galaxy S21 Ultra – përmban opsionet më të përparuara të inteligjencës artificiale deri më tani, si dhe mbështetjen për S Pen me të cilin mund të vizatoni, modifikoni foto, merrni shënime gjatë një takimi dhe madje edhe nënshkruani dokumente të rëndësishme gjatë punës nga shtëpia.

Çfarë është një smartphone pa një aparat fotografik të nivelit të lartë? Telefonat Samsung Galaxy S21 kanë kamera premium me mundësi dhe karakteristika të panumërta, me të cilat mund të keni shkrepjet fotografike dhe pamjet më të mira. Kjo është arsyeja pse pajisjet Galaxy S21 5G dhe S21 + 5G kanë tre kamera të pasme dhe një kamera të përparme, ndërsa Galaxy S21 Ultra 5G ka katër kamera të pasme dhe një të përparme. 8K Snap i përmirësuar ju lejon të kapni fotografi kristal të qarta, madje edhe nga video 8K. Gjithashtu, cilësia e përmirësuar e kamerës lejon zmadhimin dixhital 30x, ndërsa fokusi automatik i shpejtë ju lejon të bëni fotografitë tuaja më të mira me lehtësi. Përveçse gjatë ditës, shkrepjet perfekte me një nga modelet e serisë Samsung Galaxy S mund të bëhen gjithashtu gjatë natës ose në kushte të ndriçimit të ulët.

Smartphone-t Samsung Galaxy S21 karakterizohen nga një dizajn më kompakt dhe janë të disponueshëm në disa ngjyra tërheqëse, duke përfshirë ngjyrën e re lejla të tejdukshme. Për më tepër, këta smartphone janë të veshur me një shtresë luksoze me efekt mat, i cili u jep atyre një pamje të sofistikuar. Një tjetër gjë interesante për këto pajisje Samsung është se ato përmbajnë çipin më të shpejtë ndonjëherë në një pajisje Galaxy. Përveç kësaj, smartphon-t Samsung S21 janë rezistent ndaj gërvishtjeve dhe dëmtimeve, si dhe rezistent ndaj ujit.  Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0