Think Big me Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group - Business Magazine Albania

Think Big me Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group

Në emisionin e radhës të Think Big sjellim tek ju tregun e sigurimeve, zhvillimet në këtë industri, veçanërisht tani pas pandemisë. Si po orientohet ky sektor drejt teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative. Por, edhe për të parë, si janë organizuar këto kompani.

Bëni Subscribe në kanalin e Youtube për të ndjekur Live episodin e tretë të Think Big!

Në këtë edicion do të gjeni pasqyrimin e një modeli të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke u orientuar edhe te përballja me sfidat e rënda siç ishin tërmeti dhe pandemia dhe themelet kryesore mbi të cilat bazohet suksesi i këtij biznesi.

Në emision flasin drejtuesit e kompanisë SIVIG, të cilët na tregojnë përqasjen dhe strategjitë e përdorura në drejtimin e një prej industrive me një rol kaq të rëndësishëm në jetën e njerëzve.

Në këtë takim parashtrojmë edhe pyetje që shpesh i marrim të mirëqena dhe nuk i bëjmë asnjëherë si, për shembull, si funksionon industria e sigurimeve? Përse ka lindur si nevojë? Kush kanë qenë pionierët e parë të kësaj industrie? Cilat janë tipet e sigurimeve me popullore që ofrohen nga kjo industri, përveç sigurimit të detyruar të automjetit? Cilat prej tyre janë më të rëndësishme për njerëzit? Mes risive në mënyrën e të shërbyerit të klientit, kemi prekur edhe marketingun, burimeve njerëzore dhe se si janë menaxhuar të gjitha këto gjatë pandemisë.

Për më tepër ndiqni episodin e tretë të Think Big në kanalin e Youtube të Business Magazine dhe Watch Party në Facebook Live. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0