Vlerat janë çelësi i së ardhmes - Business Magazine Albania

Vlerat janë çelësi i së ardhmes

vlerat

Msc. Manjola Perja, kontributore

Vlerat janë çelësi i së ardhmes sepse:

  • Vlerat fillojnë dhe mbarojnë me secilin prej nesh.
  • Ne duhet t’i mbajmë vlerat tona gjithnjë në mendje dhe t’i jetojmë ato në mënyrë autentike gjatë gjithë jetës sonë, në familjet tona, në komunitetet tona, në punë, në lojë etj.
  • Ne duhet të ndiejmë se ndajmë disa nga vlerat tona thelbësore me ata që kalojmë kohën tonë dhe me ata që na rrethojnë në grupet, organizatat tona dhe shoqërinë tonë. Në të kundërt do të ketë tjetërsim, cinizëm dhe stres.
  • Eksplorimi i vlerave të njëri-tjetrit mund të na ndihmojë të kuptojmë njerëzit me të cilët ne nuk pajtohemi dhe njerëzit që janë të pa njohur. Edhe nëse akoma kemi dallime, ne të paktën mund të respektojmë më shumë njëri-tjetrin.
  • Në një kohë të ndryshimeve të shpejta sociale dhe ekonomike, vlerat tona na japin stabilitet dhe shpresë. Ato na ndihmojnë t’i drejtohemi ndryshimit dhe të punojmë në mënyrën më të mirë për të ecuar përpara.

A janë të rëndësishme vlerat?

Vlerat janë të rëndësishme për ne dhe janë themeli i jetës sonë.

Ata janë parime të ruajtura fort që drejtojnë zgjedhjet dhe sjelljet tona dhe ndikojnë në emocionet tona.

Vlerat janë thelbi i asaj që ne jemi, ata gjërat thelbësore për të cilat ne kemi nevojë në jetën tonë, të ndjejmë lumturi, kënaqësi dhe përmbushje.

Ata janë motivuesit, nxitësit tanë. Ata janë pasioni i zemrave tona dhe arsyeja pse ne bëjmë gjërat që ne bëjmë.

Ata janë si një busull që udhëzon sesi jetojmë jetën tonë, si në shtëpi ashtu edhe në punë. Kur e harrojmë atë busull, ne marrim kthesën e gabuar. Është njëjta gjë për familjet, komunitetet tona, për të gjithë botën.

Lexoni: Çfarë është dinamika e ego-shpirtit?

Individët që udhëhiqen nga vlerat janë:

  • Të lumtur, të përmbushur, gjithnjë në rritje
  • Të balancuar emocionalisht, të shëndetshëm shpirtërisht dhe fizikisht
  • Kanë një udhëzues të besueshëm përmes zgjedhjeve, sjelljes dhe marrëdhënieve të jetës
  • Marrin përgjegjësi, janë të angazhuar, të motivuar, të fuqizuar.

Grupet / Organizatat që udhëhiqen ndaj vlerave:

  • Janë në gjendje të punojnë së bashku në mënyrë efektive;
  • Marrin vendime më të mira, më të shpejta;
  • Janë të motivuar nga besnikëria, dobia, përmbushja, rritja;
  • Kanë kulturë harmonike, produktive.

Individët që nuk udhëhiqen nga vlerat:

  • Janë të hutuar, të pakënaqur, të pashpresë;
  • Janë të stresuar, të paekuilibruar, negativ, nuk kanë fokus, ndjehen të padenjë;
  • Marrin vendime dhe zgjedhje të dobëta të jetës, kanë sjellje të çrregullt, nuk janë të besueshëm;
  • Fajësojnë të tjerët, kanë nivel të ulët të angazhimit dhe motivimit.

Grupet / Organizatat që nuk udhëhiqen nga vlerat:

  • Janë të përçarë, përgojues, xhelozë, kanë rivalitetet
  • Janë të pakujdesshëm, të pa përqendruar, të pafrymëzuar, të motivuar në mënyrë egoiste
  • Kanë kulturën e pabesisë, mosangazhimit.

Burimi: Charles Fowler Founder WVD community

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0