Kartëmonedha të reja në qarkullim. Banka e Shqipërisë do të prezantojë kartëmonedhat 1000 lekë dhe 10000 lekë - Business Magazine Albania

Kartëmonedha të reja në qarkullim. Banka e Shqipërisë do të prezantojë kartëmonedhat 1000 lekë dhe 10000 lekë

Banka e Shqipërisë ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare se në datën 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë.

Më 15 qershor këto kartëmonedha do të nisin qarkullimin në Shqipëri, ku kartëmonedha 10000 lekë do të jetë një risi, pasi nuk është përdorur asnjëherë më parë në vendin tonë.

Më parë në 2019 në treg u hodh kartëmonedha me vlerë 200 lekë dhe ajo 5000 lekë. Përgjatë këtij viti dhe vitit tjetër pritet të hidhen në qarkullim gjthashtu kartëmonedhat e mbetura ajo me vlerë 2000 lekë dhe 500 lekë.

10000 lekë është kartëmonedha me vlerën më të lartë që Shqipëria do të ketë në qarkullim.

Kartëmonedha 10000 Lekë ka simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit me portretin e Asdrenit.

Lexoni: Brenda qershorit prezantohet kartëmonedha 10 mijë lekë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0