Themeluesi i Mrizi i Zanave vlerësohet me Urdhërin e Yllit të Italisë nga Presidenti Italian - Business Magazine Albania

Themeluesi i Mrizi i Zanave vlerësohet me Urdhërin e Yllit të Italisë nga Presidenti Italian

Urdhërin e Yllit

Altin Prenga, ose Altini i Mrizit siç e njohim të gjithë ne është vlerësuar nga Presidenti i Republikës Italiane, me titullin ‘Cavagliere della Stella D’Italia’.

Në shtëpinë Ambasadorit Italian, Z. Bucci, Altini u vlerësua nga vetë Presidenti Italian me Urdhërin e Yllit të Italisë duke u emërtuar kështu Kalorës Nderi. Vlerësohet si urdhëri i katërt për nga rëndësia që akordohet për personalitetet në vendin fqinj.

“Shpesh në shkollë më quanin hutaq, sepse humbja me mendimet dhe ëndrrat e mia, fatkeqësisht nuk arrita ta mbaroj as shkollën e mesme sepse ishin kohët pas 1997, sepse ika në Itali 15 vjeç por ja që ja vlejti të jesh ëndërrimtar!” e nis njoftimin e tij Altini në Facebook.

Ky është titulli më i lartë që mund t’i jepet një shtetasi jo Italian.

Në postim ai shkruan “I privilegjuar për medaljen dhe titullin më të lartë që mund t’i jepet një shtetasi jo Italian nga Presidenti i Republikës Italiane, Cavagliere della Stella D’Italia”.

Këtë medalje ai ia dedikon vëllait të tij Antonit, familjes, bashkëpunëtorëve, fermerëve, miqve klientë dhe në veçanti miqve italianë që pati fatin t’i njihte kur ishte në Itali.

Lexoni: Altin Prenga: Të gjithë i kemi borxh vendit tonë

Titulli “Cavagliere della Stella D’Italia” është i rezervuar për shtetasit italianë dhe të huajt të cilët, jashtë vendit, kanë fituar merita të veçanta në promovimin e miqësisë dhe marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Italisë dhe vendit në të cilin ata veprojnë dhe në promovimin e lidhjeve me Italinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0