Prej Rolex deri tek Ferrari, 10 markat më të besueshme për 2021 - Business Magazine Albania

Prej Rolex deri tek Ferrari, 10 markat më të besueshme për 2021

Ndërtimi i reputacionit të një kompanie, pa marrë parasysh madhësinë, është një arritje e jashtëzakonshme. Ato që e kanë arritur këtë, u janë dashur dekada me përkushtim për t’u bërë markat më të besuara në botë.

Duke vlerësuar se si ndihen njerëzit për 100 kompanitë kryesore në botë, RepTrak ka zbuluar 10 brandet kryesore më të besuara për 2021.

Më shumë se 2,000 kompani u analizuan nga ekspertët, ku secila u testua nga 0 deri 100. Çdo rezultat pasqyron se sa janë të gatshëm njerëzit të blejnë ose rekomandojnë një produkt, si dhe besimin e tyre të përgjithshëm tek marka.

Për renditjen përfundimtare të reputacioanit janë marrë në konsideratë mendimet dhe ndjenjat e konsumatorëve ndaj markave, më saktësisht, kompanive me të ardhura globale mbi $2 miliardë.

1.LEGO Group

Kompania e famshme e lodrave mori pozicionin e artë si marka më e besuar për 2021.

Jo vetëm që ishte biznesi më i besuar, por ishte edhe e vetmja kompani që arriti një rezultat me reputacion të shkëlqyeshëm prej 80.4.

LEGO është renditur shumë lart edhe më parë – është viti i dytë që kandidon në pozicionin e parë për biznesin në pronësi të familjes.

“Gjatë një viti të vështirë, ne kemi i dhënë përparësi bërjes së asaj që është e drejtë dhe kemi jetuar vlerat tona”, thotë Niels B Christianen, CEO i LEGO Group. “Ne i mbështetëm ata që kishin nevojë dhe i frymëzuam fëmijët dhe familjet përmes lojës.

“Të qenurit në gjendje të kemi një ndikim pozitiv në shoqëri na motivon çdo ditë. Jam shumë krenar për të gjithë në LEGO Group, që kontribuan që ne të njihemi si kompania më me reputacion për të dytin vit radhazi.”

2.ROLEX

Sinonim i orëve portret, Rolex u rendit në vendin e dytë si një nga markat më të besuara në botë.

Me një rezultat prej 79.6, vetëm 0.4 pikë larg marrjes së një reputacioni të shkëlqyeshëm, Rolex ka një reputacion të fortë me cilësinë e produkteve të tij.

Midis 2016 dhe 2019, orëndreqësi u rendit në vendin e parë për katër vjet rresht.

3.FERRARI

I njohur për makinat e tij të shpejtë dhe zejtarinë italiane, Ferrari është ndër markat më të besuara në Botë për 2021.

Në vend të tretë, performanca e saj financiare dhe aftësitë e udhëheqjes përcaktojnë se si njerëzit e vlerësojnë prodhuesin e makinës.

4.The BOSCH Group

Në pozicionin e katërt, Grupi Bosch mori një vlerësim reputacioni prej 78.1 pikë, duke reflektuar sesi njerëzit i perceptojnë produktet dhe shërbimet e tij dhe performancën financiare.

Pavarësisht se ishte në listën e Top 10 për pesë vitet e fundit, ky është rezultati më i lartë që Grupi Bosch ka marrë.

5.HARLEY-DAVIDSON

Një nga kompanitë ikonë të motorrëve amerikanë, është gjithashtu një nga markat më të besuara në Botë.

Harley-Davidson u hodh në klubin ekskluziv Top 10 për herë të parë këtë vit, duke lëvizur 15 pozicione fenomenale nga vendi i 20-të vitin e kaluar.

Deri sa është kompania e pestë më e njohur në përgjithësi, me një rezultat prej 78.1, ajo renditet në vendin e tretë me gjeneratën e njerëzve Boomer të lindur midis 1946 dhe 1964.

6.CANON

Një prej kompanive lider në pajisjet profesionale të imazhit është gjithashtu udhëheqëse me reputacionin e saj.

Në pozicionin e gjashtë, Canon u vendos midis markave më të besuara në Botë për shkak të përpjekjeve të saj në produkte, shërbime, administrim, krahasuar me vitin e kaluar. Kompania japoneze mori një vlerësim reputacioni prej 77.6 pikë

7.ADIDAS

Për pesë vitet e fundit Adidas është përfshirë në listën e Top 10 – këtë vit në vendin e shtatë me një rezultat prej 77.6 pikë.

Përmirësimi në të gjitha fushat e biznesit si dhe lidershipi dhe qeverisja, janë shtyllat e reputacionit të fortë të këtij biznesi.

8.The WALT DISNEY Company

Kompania amerikane 130 miliardë dollarëshe është vetëm një nga dy kompanitë që vazhdimisht renditen në mesin e 10 bizneseve më të njohura.

E njohur thjesht si Disney, perandoria mediatike dhe argëtuese është e vetmja e llojit të saj e shënuar në markat kryesore të besuara.

Pavarësisht marrjes së një rezultati të përgjithshëm prej 77.5, është e vetmja kompani që ka marrë një vlerësim të Reputacionit të Shkëlqyer për performancën financiare.

9.MICROSOFT

Për herë të tetë, konglomerati amerikan i teknologjisë është konsideruar si një markë me reputacion.

Microsoft, i cili vlen më shumë se $1 trilion, është e vetmja kompani softuerësh e shënuar në 10 më të mirat për 2021.

Biznesi i suksesshëm shënoi 77.1 pikë.

10.SONY

Kompania e dytë japoneze që renditet në 10 vendet e para, Sony është ndër markat me reputacion për t’u patur zili.

Demonstrimi i përmirësimeve mbresëlënëse, përfshirë mënyrën se si njerëzit i shohin iniciativat e saj mjedisore ishte një nga arsyet kryesore që u vlerësua shumë nga RepTrak. Sony pati një vlerësim reputacioni prej 77 pikësh.

Ceomagazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0