Në javën e Europës 2021 u lancua projekti “Skema e Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor”. GJatë eventit në Shtëpinë e Evropës në Tiranë u theksua se projekti do të lidhë shkollat e Ballkanit Perëndimor dhe do të lehtësojë shkëmbimin e të rinjve. Ai do të kontribuojë në rritjen e aftësive dhe njohurive të të rinjve në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar sistemet e arsimit dhe duke promovuar bashkëpunimin në rajon. Ai gjithashtu do të forcojë kapacitetet e RYCO dhe të krijojë një skemë rajonale të shkëmbimit të shkollave.
Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (4.5 milion €) dhe Qeveria Federale Gjermane (1 milion €) dhe do të zbatohet nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në tre vitet e ardhshme.
Ambasadori i BE në Shqipëri z. Luigi Soreca dhe Ambasadori gjerman në Shqipëri z.Peter Zingraf thanë se shkëmbimet e të rinjve kanë një rol jetësor në proceset e pajtimit rajonal.
Sipas z. Soreca, “BE do të vazhdojë të kërkojë çdo mundësi për të dëgjuar të rinjtë dhe për t’i mbështetur ata në rajon, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin, arsimin dhe punësimin.”
Ndërsa ambasadori gjerman theksoi se, “Për Gjermaninë, RYCO është një rezultat i rëndësishëm dhe shumë i prekshëm i afrimit të rajonit, veçanërisht në kuadrin e Procesit të Berlinit. Nga historia jonë dhe procesi i pajtimit me fqinjët tanë francezë, ne e dimë se sa e rëndësishme është që të rinjtë me prejardhje të ndryshme të takohen, të shkëmbejnë dhe të ndërtojnë së bashku të ardhmen e tyre
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.